Home Gjeo-Ekonomia Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja

Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja

Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për referendumet e Rusisë në Ukrainë është miratuar me 143 vota.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë të të mërkurë votoi me shumicë dërrmuese dënimin e aneksimeve ruse të disa rajoneve të Ukrainës, pasi Moska vuri veton në Këshillin e Sigurimit.

Pesë vende votuan kundër, kurse 35 vende abstenuan, përfshirë Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Pakistanin.

Ambasadori shqiptar në OKB,Ferit Hoxha e quajti një rezultat historik votimin pro të 143 shteteve, të cilët i thanë jo luftës në Ukrainë.

“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës (& Tajvanit) nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme, JO aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën”, shkroi në Twitter.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas.

“Mirënjohës ndaj 143 vendeve anëtare të OKB-së që mbështetën rezolutën e OKB-së “Integriteti territorial i Ukrainës: Mbrojtja e Parimeve të Kartës së OKB-së”. Kërkesa është e qartë: vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen; Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, shkroi Kuleba.

Share: