Përdorimi I frikës tregues I dembelizmit politik!
Nga Irena Beqiraj
Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit. Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë. Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar. Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike të sulmeve. “Ka shumë mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luftën.”
Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.
Çuditërisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan. Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vunë re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka që dukej kaq afër indiferencës. Në tetor të vitit 1940 një psikiatër anglez shkruante:
“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtëpish. Sirena shpërtheu në paralajmërim dhe unë vëzhgoja se çfarë do të ndodhte. Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishim të vetmit që e kishim dëgjuar paralajmërimin.
Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtonte trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen per ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, nuk shfaqi panik”
Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ishte “stoicizmi“, që thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez.
Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.
Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan veç në parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët.
Ata nuk morren parasysh faktin që frika përballë një mjeti që përdoret në masë është elastike. Cka do të thotë që përdorimi në masë i këtyre ul efektivitetin e tyre !
Por në politikë-berje përdorimi në masë i fjalëve, gjobë, burg , konfiskim është tregues i qartë i dembelizmit politik , mungesës së ideve dike cuar në ripërseritje të paefektshme .
Rrikthimi tek rritja e gjobave , apo ashpërsimin të dënimëve, në luftën kundër informalitetit , nga ana e qeverisë thjesht rrit rezistencën në sjelljen ekonomike ndaj taksave, ato nuk bëjnë më asnjë efekt
Ky lloj “dembelizmi politik “, i cili “përton ” ose nuk mundet të eksplorojë mjete të reja, bën publikun imun ndaj dënimeve edhe besimit tek qeveria në përgjithësi
Por c’është më e keqja ndërsa dëgjon programet politike të kampit opozitar , verën po të njejtën sindromë të “dembelizmin politik” pasi përdoret po e njejta gjuhë frike !
Prsh më bëri përshtypje fjalia “Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja”.
Përtej gabimit konceptual që qeveritë nuk konfiskojnë, përdorimi i këtij termi, (aq më shumë të përdorur gjerësisht nga qeveria kujtoj OFL apo nismën e ndërtimeve pa leje ) tregon mungesën e ideve , rikthimin tek të njëjtat mjete (ndryshimi i përdoruesit të tyre nuk ul rezistencen ndaj tyre ) por mbi të gjitha neglixhencën ndaj një variabli të rëndesishëm politik edhe social sjelljes njerezore .
E pra lufta nuk fitohet nga frika, ligji nuk zbatohet ngafrika, shteti nuk ndërtohet nga frika. Madje dembelizmi juaj edhe përdorimi i gjerë i frikës si mjet ” ka bërë nul edhe shprehjen frika ruan vreshtin”