Home Gjeo-Ekonomia Foreign Policy: Si “ngeci” Shqipëria në konfliktin me Iranin (që është më...

Foreign Policy: Si “ngeci” Shqipëria në konfliktin me Iranin (që është më i madh se ajo)!

Muajin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama, kujton Foreign Policy, zhvilloi një vizitë tre-ditore të profilit të lartë në Izrael, ku u takua me homologun izraelit Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knesset-it, Mickey Levy, Ministrin e Financave Avigdor Lieberman dhe kreun e drejtorisë Kombëtare Kibernetike, Gaby Portnoy.

Dy palët diskutuan rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, veçanërisht në sferën kibernetike, dhe organizimin e një samiti të liderëve ballkanikë në Izrael vitin e ardhshëm.

Vizita e Ramës në shtetin hebre erdhi pasi Shqipëria njoftoi se kishte gjetur  prova që tregonin se Irani qëndronte pas serisë së sulmeve kibernetike në korrik dhe shtator që paralizuan përkohësisht shumë shërbime në vend. Në kundërpërgjigje, Rama dëboi diplomatët iranianë nga vendi. Republika islamike iu rikthye pak ditë më parë sulmeve, duke publikuar emrat e qindra punonjësve të Shërbimit Sekret Shqiptar. Si përfundoi Shqipëria në këtë përplasje të fortë me regjimin e ajatollahëve?

Hasmëria, thekson artikulli, vazhdon në fakt prej vitesh, që kur Tirana zyrtare vendosi pranin e grupit opozitar iranin MEK në tokën shqiptare. Për arsye te qartë, Teherani nuk është i kënaqur me këtë fakt, teksa priret që pjesën më të madhe të fajit t’ia hedhe SHBA-së, me pretekstin se ajo e përdor këtë grup për sulme kibernetike dhe një luftë psikosociale kundër qeverisë dhe kombit iranian”.

Shqipëria, thotë Foreign Policy, e zhyti veten në njërin prej ngerceve më të mëdha gjeopolitike të globit që përfshin SHBA-në, Iranin dhe Izraelin pavarësisht se ky nuk ishte konflikti i saj, por për faktin se qeveria shqiptare e pranoi një gjë të tillë, pasi ishte e etur të shpaloste kredencialet e saj pro-perëndimore.

Top Channel

Share: