Sulmi i raketave ruse në Poloni ka alarmuar Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet fqinje me Poloninë. Qeveria polake ka konfirmuar se dy qytetarë polakë kanë humbur jetën për shkak të sulmit. Polonia është një vendi anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka të drejtë të mbrohet nga Aleanca në bazë të nenit 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës Atlantike i ashtuquajturin parimi i mbrojtjes kolektive.
Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës. NATO thirri nenin 5 për herë të parë në historinë e saj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, bien dakord që nëse një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët e sulmuara, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që i sheh të arsyeshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në nenin 5.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.
360grade.al