Dega Rajonale e Shkodrës e Unionit të Gazetarë ve Shqiptarë proteston për sjelljen jokorrekte dhe arrogante të oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqëruesve civilë pasditen e djeshme ne mjediset e spitalit Rajonal te Shkodres ndaj korrespondentit të Zërit të Amerikë s (VOA) për Shkodrën, Pëllumb Sulo, në momentin kur ky i fundit po filmonte ardhjen atje të ministrave të Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes, respektivisht Ilir Beqajt dhe Mimi Kodhelit, menjëhere pas aksidentit të rëndë të helikopterit të forcave të armatosura pranë Ministrisë së Mbrojtjes në liqenin e Shkodrës.
Sqarojmë se filmimi që po bënte për kronikë korrespondenti i Zërit të Amerikës ishte në koridorin e këtij spitali e jo në sallën e reanimacionit. Në këto kushte nuk arrijmë që të kuptojmë se ku ishte problemi apo shkelja e rregullave të xhirimit që iu tha në fillim kolegut Sulo. Me një logjike të thjeshtë e gjithë zhurma e panevojshme verbale që u shkaktua në nje institucion si spitali ndërmjet gazetarit që u vetë mbrojt me të drejtë për punen e tij dhe oficerëve u shkaktua pikërisht nga ndë rhyrja jo profesionale e këtyre te fundit.
Rasti në fjalë përbën një provë të asaj se ishin oficerët dhe shoqëruesit ata që nuk njohin rregulloren e raportit që ata duhet të kenë me gazetarët në momente të tilla kur askush nuk po i pengonte për të bërë punën e tyre, duke i shëndrruar vetë ata në pengues të punës së gazetarëve dhe shkaktarë të dhunës verbale.
Dega Rajonale e Shkodrës e Unionit të Gazetarë ve Shqiptarë proteston ndaj kesaj sjelljeje të padenjë dhe i kujton autoriteteve përkatëse të shtetit shqiptar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe se mosnjohja e limiteve që kanë efektivet e mbrojtjes në raport me punën e gazetarëve na con shumë vite më pas.