Home Gjeo-Ekonomia Arrestime dhe torturë nëse lojtarët iranianë nuk këndojnë himnin para ndeshjes me...

Arrestime dhe torturë nëse lojtarët iranianë nuk këndojnë himnin para ndeshjes me SHBA-në

Familjet e lojtarëve të skuadrës iraniane të futbollit në Kupën e Botës në Katar janë kërcënuan me arrestim dhe torturë nëse ata nuk sillen mirë para ndeshjes kundër Shteteve të Bashkuara. Kështu raporton rrjeti mediatic CNN.

Pas refuzimit të futbollistëve iranianë për të kënduar himnin kombëtar në ndeshjen e tyre hapëse kundër Anglisë më 21 nëntor, burimi i CNN thotë se lojtarët u thirrën në një takim me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Atyre u është thënë se familjet e tyre do të përballeshin me “dhunën dhe torturën” nëse nuk këndonin himnin kombëtar ose i bashkohen ndonjë proteste politike kundër regjimit në Teheran. Futbollistët iranianë kënduan himnin para ndeshjes së dytë kundër Uellsit të premten e kaluar, e cila u fitua 2-0 për Iranin.

Agjencitë iraniane të sigurisë që veprojnë në Katar gjatë periudhës së Kupës së Botës, kanë dërguar dhjetëra oficerë të Gardës Revolucionare për të vëzhguar lojtarët iranianë që nuk lejohen të dalin jashtë hotelit apo jashtë kampit stërvitor jashtë ekipit për të takuar ndonjë të huaj. Kjo vlen edhe për futbollistët që luajnë në Evropë.

360grade.al

Share: