Presidenti i Panamasë ka inicuar krijimin e një komisioni për të rishikuar praktikat financiare të vendit dhe, ky vendim vjen pas rrjedhjes së dokumenteve nga një firmë ligjore nga Panamaja.
“Qeveria e Panamasë do të krijojë një komision të pavarur me ekspertë vendorë dhe të huaj, për të vlerësuar praktikat momentale, si dhe për të adoptuar masat e nevojshme, të cilat do t’i ndajmë me vendet tjera të botës, për të forcuar transparencën e sistemeve ligjore dhe financiare”, ka thënë Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela.
Ai ka shtuar se Panamaja është shtet serioz, që respekton ligjet ndërkombëtare dhe bashkëpunon me komunitetin ndërkombëtar në gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem global.
Shqetesimi me i madh i tij ishte rrenbimi ose hakerimi i te dhenave personale te klienteve. Sipas eksperteve jane rreth 80 parajsa te tilla fiskale ne bote.