Pentagoni prezantoi avionin më të ri bombardues, i prodhuar në fshehtësi të plotë e pothuajse i pakapshëm nga radarët.
Avioni i fundit amerikan i këtij ishte prodhuar tre dekada më parë. Paraqitja tani e “B-21 Raider” po cilësohet si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të SHBA lidhur me një konflikt të mundshëm me Kinën.
Avioni i ri është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar armatimin bërthamor që përfshin raketa balistike bërthamore dhe mbushjet bërthamore të lëshuara nga nëndetëset.Me këtë, Amerika po zhvendoset nga fushatat kundër terrorizmit të dekadave të fundit për tu përballur me modernizimin e shpejtë ushtarak të Kinës. Deri në vitin 2035, Kina pritet të sigurojë 1500 armë bërthamore. Këto arritje ushtarake dhe duke përfshirë edhe luftën kibernetike, aftësitë hapësinore dhe fusha të tjera paraqesin “sfidën më të rëndësishme dhe sistematike për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Pentagoni këtë javë në raportin vjetor për Kinën.
Sipas Kathy Warden, shefe ekzekutive e kompanisë “Northrop Grumman”, e cila po ndërton “Raiderin”, mënyra sesi ky prototip funksionon nga brenda është jashtëzakonisht e avansuar në krahasim me ‘B-2’, sepse teknologjia ka ecur shumë përpara. Gjashtë “B-21 Raider” janë duke u prodhuar ndërsa Forcat Ajrore planifikojnë të ndërtojnë 100 të tillë.
Top Channel