Home KRYESORE Rama: Donald Trump zgjidhet President i SHBA-­ve, marredheniet me Shqiperine cenohen!?

Rama: Donald Trump zgjidhet President i SHBA-­ve, marredheniet me Shqiperine cenohen!?

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në emisionin e Baton Haxhiut se nëse Donald Trump zgjidhet President i SHBA-­ve, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me të do të cenohen.

Rama tha se Trump është një fatkeqësi për SHBA-­të dhe uroi që ai të mos zgjidhet kurrë President.

Pyetje­-Përgjigje

Gazetari: Çfarë mendimi keni për Donald Trump?

Rama: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane.

Gazetari: Që i bie?

Rama: Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane.

Gazetari: Po flet si Kryeministër apo si intelektual?

Rama: Jo mo flas si Kryeministër…

Gazetari: Si kryeministër?

Rama: Unë nuk e ndaj asnjëherë veten nga vetja. Sot jam edhe Kryeministër, por në radhë të parë jam Edi Rama.

Gazetari: Nga ky moment ky lajm do të marrë dhenë nëpër botë..

Rama: S’jam unë aq i madh sa të marrë dhenë nëpër botë një fjalë e imja për Donald Trump, por nëse do të merrte dhenë do të isha shumë i lumtur.

Gazetari: Do të ishe i lumtur nëse republikanët…por çfarë do bësh me republikanët?

Rama: Jo nuk flas për republikanët. Flas për një personazh që ka turbulluar aq shumë pjesën e republikanëve sa ata me zor po presin të votojnë për Hilari Klintonin. Dhe të imagjinosh republikanët që votojnë për një Klinton do të thotë që seriozisht e kanë një arsye aq të madhe për ta bërë këtë gjë sa duhet të gëlltisin aq shumë, që është shprehja më kuptimplotë e asaj që përfaqëson Donald Trump.

Gazetari: Ky është kabllogrami më publik që ekziston dhe unë besoj që kur të shkoni në Amerikë do t’ju pyesin për këtë…

Rama: Dhe unë do të jap po të njëjtën përgjigje, patjetër. ­

Share: