Home Gjeo-Ekonomia Peticion për minimumin jetik/ Dorëzohet në KQZ kërkesa më 21 mijë firma...

Peticion për minimumin jetik/ Dorëzohet në KQZ kërkesa më 21 mijë firma të qytetarëve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar peticioni me 21 mijë firma të qytetarëve për të vendosur me ligj minimumin jetik.

Kjo nismë e ndërmarrë nga aktivistë të Organizatës Politike,tashmë është në pritje të verifikimit të firmave, që më pas të dërgohet ne kuvend.

Nisma ligjore për minimumin jetik përcakton formulën e përllogaritjes që do të jetë në varësi të inflacionit.

“Ligji për minimumin jetik përmban përllogaritjen, formulën që duhet për të llogaritur minimumin jetik dhe për t’ia garantuar qytetarëve duke përfshirë dhe kategoritë që ë drejtpërdrejtë nga minimumi jetik dhe një pikë e dytë është që minimumi jetik të rritet në mënyrë të vazhdueshme në bazë të inflacionit. Ne e kemi bazuar këtë formulë në një studim që është bërë nga avokati i popullit fillimisht në 2016 dhe me pas ne vitin 2020 që ka nxjerrë vlerën e 180 mije lek ne muaj por duke e indeksuar me inflacioni që kemi pasur këtë vit kjo shifër shkon ne 200 mijë lek në muaj”, thotë Mirela Ruko, aktiviste Organizata Politike.

Vendosja e ligjit për minimumin jetik do t’i vinte në ndihme një pjesë të madhe të shoqërisë, të cilët përballen me probleme ekonomike .

“Është e nevojshme për një faze tranzitore sepse kemi më shume se 600 mijë qytetarë që jetojnë me më pak se 5 dollarë në dite, kemi 1 në 4 të rinj që nuk janë as në shkollë, dhe as në punë, kështu që ka nevoje për një mbështetje nga shteti”, shton Ruko.

Mbledhja e 21 mijë firmave u bë brenda dy muajve ku çdo ditë ditë kanë firmosur si të rinjtë ashtu dhe pensionistët, që janë kategoria që e ndjen më shumë nevojën për mbështeje.

Top Channel

Share: