Home Gjeo-Ekonomia Butrinti – Zanafilla e kombshteteve evropiane, banesa e përhershme e civilizimit njerëzor.

Butrinti – Zanafilla e kombshteteve evropiane, banesa e përhershme e civilizimit njerëzor.

BUTRINTI – ATY KU NDRIÇOHET DHE PËSHTYHET HISTORIA E SHQIPËRISË (Nëse sajesat dhe mashtrimet thuhen pa vend qortimet dhe të vërtetat duhen thënë plot nur e mend.

Nga Sazan Guri

Ç’duhet dhe ç’mund të dimë për Butrintin?!

Nëpërmjet këtij libri do të gjeni fakte, figura opinione dhe teori. A janë të gjitha të vërteta? Jo, ndoshta po!?. Ato ishin informacioni më i mirë i vlefshëm kur u shkrua ky libër. Faktet ndryshojnë vazhdimisht, ashtu si interpretimi. A jepet një tablo e qartë e ngjarjeve mbi Butrintin nëpërmjet këtyre ideve të parashtuara në këtë libër? Fatmirësisht, ndoshta po. Ka më shumë rëndësi se sa i kuptueshëm është diskutimi për Butrintin në këtë libër si qytet- shtet ku ndriçohet historia e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe kurrësesi ajo nuk mund të pranojë pështymë.

Këto kohë gjatë episodit Fondacion Butrinti, ku bujshëm na jepet një doktrinë mbi jetën, civilizimet dhe kulturat e shumta në Butrint, sa helene apo romake, sa veneciane apo osmane, por vetëm shqiptare jo, u bombarduam nga një lumë informacionesh dhe keqinformimesh, ku krahasimet e paqena dhe pa lidhje japin ide kontradiktore deri në vrastare, të cilat medeomos kërkuan dhe ende kërkojnë vëmendjen tonë në rolin e një punonjësi me mëditje të dijes për ta ndriçuar atë që pështyhet me dashje dhe me keqdashje mbi Butrintin, njëherësh edhe mbi shqiptarët.

Të mos dish dhe të mos flasësh, ndoshta nuk përbën ndonjë faj të madh, por të dish dhe të mos flasësh ndoshta kjo përbën atë që ndryshe quhet krim. Megjithatë do ishte e pafalshme po të bëheshim cinikë dhe apatikë prej mbingarkesës së informacionit, aq më tepër kur këtij informacioni i mungon etika, aq më tepër kur ky informacion nxin dhe sterron çdo gjë të mirë shqiptare.

Thirrje

Ndaj, me pushtetin e dijeve të sotme na duhet të njohim të kaluarën ose të vëmë pushtetin mbi të vërtetën e saj dhe më pas, me anë të saj të ndërtojmë të ardhmen tonë.

Share: