Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Të rinjtë pa psikiatër/ Një në katër të rinj me simptoma ankthi,...

Të rinjtë pa psikiatër/ Një në katër të rinj me simptoma ankthi, në rrethe mungojnë psikiatrit!

Të rinj të moshave 14 -18 vjeç po manifestojnë probleme të shëndetit mendor që nga simptomat më të lehta siç është ankthi deri në simptoma depresive kur ato lihen pa trajtuar.

Në rrethe ata jo vetëm që nuk identifikohen në kohë por  për adoleshentët ku shfaqen simptomat e para mungojnë mjekët psikiatër . Ky shërbim është i përqendruar vetëm në Tiranë.

Në rrethe mungojnë mjekët psikiatër për adoleshentët. Por pas pandemisë së covid  po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë . E nëse shenjat e para kanë filluar  për adoleshentët shërbimi i psikiatrisë ofrohet vetëm në Tiranë.

Një studim i kryer me 1100 nxënës të moshave 14 -18 vjeç  tregon se  1 e katërta e tyre kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor që nis me ankth deri dhe simptoma të depresionit.

 “26% e të rinjve  janë me simptoma të ankthit, ku  9% e tyre janë me simptoma më të rënda . 27 % me simptoma depresive, ku 6% prej tyre janë me simptoma më të rënda”, tha Elona Dashi, psikiatre për trajtimin e adoleshentëve.

Adoloshenca është  grupmosha ku nisin simptomat  e shëndetit mendor por nëse ato lihen pa trajtuar  nga mjekët specialiste, kjo situatë prodhon me pasoja të parikuperushme  në të ardhmen.

 “Shërbimi i psikiatrisë për adoleshentët është i përqendruar vetëm në Tiranë dhe të rinjtë nuk kanë ku të adresohen”, tha Dashi.

Kjo problematikë  u evidentua gjatë një studimi  me nxënës  në 12 shkolla të Elbasanit  mbështetur nga “Lëviz Albania”.

Top Channel

Share: