Kuvendi votoi dje për ndarjen e disa qindra miliona eurove në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Ish zëvendëskryeministri, Erion Braçe, kishte kërkuar me ngulm që 10 milionë euro të kalonin për bujqësinë, për fermerët por propozimet e tij nuk u mbështetën nga ministrat dhe veçanërisht Ministria e Bujqësisë.
Ministrja Krifca e komentoi qëndrimin e Braçes si një prishje të imazhit të Bujqësisë, apo si populizëm. Pasi përfundoi gjithçka Braçe u përgjigj.
Kush vjen këtu pa lexuar natyrisht ka moshë akoma që të fillojë të lexojë akoma”, tha Braçe.
Kërkesa e Braçes ishte për të shtuar fondet në mënyrë që fermerët që kishin përdorur naftë me çmime të larta të kompensoheshin sipas aplikimeve që kanë bërë.
Kjo kërkesë nuk u mbështet nga ministrja e Bujqësisë.
“Sinqerisht nuk e dija që problemi i bujqësisë është apo vjen kur thuhet e vërteta, që e vërteta prish imazhin, domethënë prish edhe propagandën ndonjëherë, kjo është e qartë, por që e vërteta ndikon tek bankat, kjo ngelet shumë për t’u vlerësuar, ka pasur një fenomen në zhvillim këtë vit gazlighting, ç’është, në origjinë të këtij fenomeni janë dritat e gazit, ti e sheh që nuk janë ndezur, tjetri përballë thotë janë ndezur, ti i thua që jam thinjur, jo të thotë je bërë bjond, e kështu me radhë. Unë mendoj që ky fenomen nuk ka vend në një sektor kaq të gjerë siç është bujqësia”, tha Braçe.
Top Channel