- Koha po kalon shpejt.
- Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.
- Marrëzia u bë modë.
Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve.
I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në lloç.
E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.
Nëse s’dukesh bukur – nuk ekziston.
Nëse s’je budalla – nuk je interesant.
- Paraja u bë zot – Ideali më i madh.
- Krejt janë djallëzuar.
Nuk dihet më kush është Dexhalli. - U zhduk besnikëria.
Shumica e burrave të rrejnë në sy – pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin. - Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi – e kanë heq gajlen.
P.S. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL