Arlind Gjokutaj nuk eshte nje djale do si do .
Une e njoh mire, kam punuar me te edhe ja njoh cilesite, qofte ato profesionale , njerezore edhe morale .
Kush nuk eshte perzjere me gjysme centi duke qene drejtor dogane , vendi ku drejtorat e drejtoreshat , hyjne te veshur si Luli i Vockel e dalin si sheiket e Dubait , kush le me deshire “fatin e madh ” per te qene drejtor dogane , kur te tjeret mund ta linin zyren vetem te vdekur , e ka kaluar testin me te forte e te veshtire te integritetit.
Kush ka qene Drejtor i Parandalimit edhe Pastrimit te Parave , edhe jeton ne shtepi me kredi , kur veshja e nje dite te zakonshme shkolle e vajzes minorene te te ngjajshmit te tij kushtonte sa rroga e 2 muajve , e ka kaluar testin e integritetit.
Arlindi eshte djale me integritet , si rralle kush ne administrate , nje djale i shkolluar qytetar , qe kurre nuk do ta besoja qe ka pranuar ti vendos cmim firmes apo veprimeve te tij, sepse nuk eshte udhehequr asnjehere nga normat e tregut por nga normat morale .
Por Arlindi si gjithe te vdekshmit e tjere mund te gaboje . Ne pirgun e letrave qe firmos cdo dite personi i pare autorizues i gjithe shtetit shqiptar , (sic eshte sekretari i pergjithshem i ministrise se financave ) gabimi eshte per kedo mese i mundeshem .
Gabimi qe ka bere, (nese ka nje te tille), ka kostot e veta , por Arlindi padyshim do te mbetet nje djale i mire nje qytetar i shkelqyer , i cili pavaresisht cdo gjeje do te gezoje gjithmone respektin e njerzve qe e njohin e kane punuar me te , une padyshim do te zgjidhja gjithmone te punoja me te . Uroj te kete edhe mirekuptimin e gjindjes tone te lodhur nga korrupsioni , ku me te thatin digjet edhe i njomi .
Ps. Sado e cudicme te duket, ka akoma ne kete vend , djem e vajza te ndershem , Arlindi padyshim eshte nje nga ata, mos i gjuani me gure.Gabimi eshte njerezor !