Home KRYESORE Rekord Guinness, libri i princit Harry më i shituri i të gjitha...

Rekord Guinness, libri i princit Harry më i shituri i të gjitha kohërave

ujtimet e përfolura të Princit Harry “SPARE” janë kthyer tashmë në librin jo-fiction më të shitur të gjitha kohërave, pasi janë shitur 1.43 milionë kopje gjatë ditës së parë daljes në treg në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada. Rekordi Botëror Guinness e vërteton këtë fakt.

Rekordi mbahej më parë nga libri i katërt i Barack Obamës, A Promised Land (2020), i cili shiti 887,000 kopje në ditën e publikimit. “Spare” u lançua në Shtetet e Bashkuara me një tirazh prej dy milionësh dhe një tirazh i dytë ishte planifikuar për të përmbushur kërkesën e madhe.

Duka i Sussex-it e promovoi librin përpara publikimit të tij duke dhënë intervista në ITV, The Late Shoë Ëith Stephen Colbert, 60 Minutes dhe Good Morning America.

Kjo do të thoshte se shumica e deklaratave brenda librit – duke përfshirë detajet e përdorimit të drogës së Harry-t dhe një mosmarrëveshje me vëllain e tij më të madh, Princin Uilliam – u bënë tituj në mbarë botën përpara se libri të dilte zyrtarisht në rafte më 10 janar. Megjithatë, është plotësisht e mundur që këto detaje të shtynë më shumë njerëz ta blejnë.

Pavarësisht se ka një çmim prej 36 dollarë në SHBA dhe 28 £ në Britaninë e Madhe, shumë shitës me pakicë e shesin atë deri në 50% ulje.

“Me sa dimë ne, të vetmit libra që janë më të shitur në ditën e tyre të parë janë ata me aktorin tjetër Harry (Potter)”, tha Larry Finlay, drejtor menaxhues i Transëorld Penguin Random House.

Spare u shkrua me romancierin dhe gazetarin amerikan JR Moehringer, i cili gjithashtu shkroi kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe miliarderin Phil Knight. Të ardhurat Duka i Sussex-it do t’ua paguajë disa organizatave bamirëse britanike. /Opinion.al

Share: