Home Gjeo-Ekonomia Kurti tregon kushtet për Asociacionin: Nuk diskutohet si marrëveshje e veçantë!

Kurti tregon kushtet për Asociacionin: Nuk diskutohet si marrëveshje e veçantë!

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte, theksoi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Asosacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës dhe nuk mund të jetë njëetnik, është shprehur Kurti gjatë seancës plenare.

“Në të gjitha takime e deritanishme të organizuara me ndërmjetësin amerikan kam potencuar në vazhdimësi përkushtimin tonë që sa më shpejtë të jetë e mundur të arrijmë dakordimin për propozimin franko-gjerman. Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të interesuar të punojmë intensisvisht. Kërkojmë nga zyra e Borellit që sa më parë të na ftojë në takime të rregullta e të shpeshta. Jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimal të kontribuoj. Pika e dhjetë e propozimit për marrëveshje bazë i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve dhe në kuadër të këtij neni përfshihet edhe ajo e asociacionit. Çfarëdo tentative që marrëveshjet që nxirren si parakushte për të ecur përpara janë të pakuptimta. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i ruan si vlerë shoqërore. Sa i përket asociacionit ky është qëndrimi ynë . Asociacioni i dalë nga marrëveshja Thaci-Daçiç si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet vetëm nën këto kushte.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën nuk mund të jetë mono etnik duhet të ndërrojë emri nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv.

Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocititetit në të dy shtetet. Para vendosjes së asociacionit strukturat ilegale në serbi shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Presidenti i Serbisë i tërheqë letrat e dërguara te 5 shtetet jo njohëse”.

Top Channel

Share: