Home KRYESORE Referendumi i PS-se, 8-ta vetë!

Referendumi i PS-se, 8-ta vetë!

Nga Ylli Dylgjeri

Duke u përpjekur për ta nxjerë këtë vend nga prapambetja e thellë otomane, Mbreti Zog bëri përpjekje për të bëre reforma edhe në arsim e kulturë. Një prej tyre ishte edhe hapja e kurseve kundër analfabetizmit në rrethin e Matit. Keto pak reforma, I madhi Fan Noli, i komenton me sarkazëm në shkrimet e tij kritike për këtë regjim zogist.

Ne vijim, Noli tregon per hapjen e nje kursi te tillë në Klos të rrethit të Matit.

Klasa u hap-thote! Mësonin arithmetikë 4-5 xhandarët e tërë krahinës së Matit. Si fillim duhej mësuar tabela e shumëzimit. Mësuesi me shkop në dorë i tregonte në derrasën e zezë numrat rendor, e më tëj i mblidhte ato. E tërë klasa e xhandarëve i vinte pas me zë të lartë: 8-të edhe 8-të, bojnë 16- të, heqim 8, del 8 vetë! Hallall, hallall– thërrisni xhandarët e ndriçuar. Si bree, doli prap 8-ta vetë! Gëzonin xhandarët.

Kjo me kujtoi dje numëruesit e rilindjes, në qendrat e votimit që duhej ta nxirnin medoemos rezultatin e Referendumit mbi 8-të.

Rrofte 8-ta vetë!
Hallall, hallaaall! Dje u votua mbi 80 %. U votua norma.

Share: