Home Gjeo-Ekonomia Del video e re, si u dhunua nga policia malazeze në sy...

Del video e re, si u dhunua nga policia malazeze në sy të familjes Petraq Milo

Një video e re, ku dhunohet në kufirin malazez, në doganën e Muriqanit, Petraq Milo, kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në janar, kur u raportua se gjithçka kishte ndodhur pasi automjeti ku udhëtonte Milo me familjen nuk kishte respektuar radhën.

Ndërkaq në këto pamje të rënda shfaqen momentet kur polici malazez qëllon në fytyrë dhe më pas vazhdimisht në trup Milon.

Për rastin ka reaguar edhe Policia në Malin e Zi që bën me dije se janë marrë masa dhe është zbuluar identiteti i personave të përfshirë ngjarje.

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, u tha në njoftim.

https://www.instagram.com/p/Co7hcFmKSHg/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1146&rd=https%3A%2F%2Fopinion.al&rp=%2Fdel-video-e-re-si-u-dhunua-nga-policia-malazeze-ne-sy-te-familjes-petraq-milo%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A422%2C%22ls%22%3A118.00000000000001%2C%22le%22%3A383%7D

Share: