Home KRYESORE Shqiptari në Londër me gjendjen e rrallë, zemrën e ka në krahun...

Shqiptari në Londër me gjendjen e rrallë, zemrën e ka në krahun e djathtë, vetëm 5 raste në botë

Nga Edi Ruçi, Ora News

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zëmrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 28-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para Shëndetësore.

Sipas doktorit të mirënjohur, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Share: