Analisti Milaim Zeka deklaroi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shantazhuar për të pranuar formimin e Gjykatës Speciale.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se shantazhi arriti deri në kërcënim me zhbërjen e Kosovës.
Ndër të tjera, Zeka nënvizoi se Thaçi u kërcënua nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA.
“Fakti që Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, u arrestua ose iu shpall aktakuza në rrugë e sipër për në Shtëpinë e Bardhë, te Trump-i, njeriu i cili ishte mbas Ibrahim Rugovës, që mund të zgjidhte problemin përfundimtar, konfliktin përfundimtar me Serbinë, u pengua deri në arrest nga qarqet ruse-serbe, në krye me Gjermaninë e Merkelit dhe Francën, tregon që kjo gjykatë është e padrejtë.
Kjo gjykatë u përdor si kartë e shantazhit. Në bisedat private që kam pasur me Hashim Thaçin, më ka thënë që po e bën sakrificën, për shkak se shantazhi ka arritur deri atje, saqë e kanë kërcënuar edhe me zhbërjen e shtetit të Kosaovës. E kanë kërcënuar gjermanët, francezët, britanikët dhe amerikanët”, theksoi ai.
360grade.al