Opinon nga Av. Edmond Petraj
Nëse lirohet Fredi Beleri, atëherë hapni burgjet për të tërë të cilët janë dënuar për akuza të kota e të rreme, pa prova e fakte.
Fredi Beleri ka shkelur ligjin. Ka shkelur kushtetutën.
Ka cenuar rëndë integritetin moral mes etnive brenda territorit shqiptar.
Burgjet greke janë plot me shqiptare të pafajshëm, të cilët pa akuza të sakta, me cenim dinjiteti e morali, shteti grek shkel qetësisht ligjin ndaj shqiptarëve. Të dënuar pa fakte, pa prova, pa prezencë në seanca gjyqësore. Kjo është Greqia e sotme dhe drejtësia greke.
Nëse shkelni ligjin dhe krijoni pabarazi për shtetasit shqiptarë, atëherë çfarë ngeli….
Nëse Lironi Belerin, por lironi shumë shtetas shqiptarë të cilët janë nëpër burgje për vepra penale të sajuara.
Shteti ka rënë dhe drejtësia e re është një nënshtrim ndaj presionit të një shteti tjetër ndaj drejtësisë shqiptare.