Home Gjeo-Ekonomia Tash me shume se kurre duhet angazhuar organet e shtetit te Kosoves...

Tash me shume se kurre duhet angazhuar organet e shtetit te Kosoves kudo neper shtete ne bote dhe prane mekanizmave nderkombetar

Nga Muhamet Kelmendi

Kosova gjindet para nje situate te renduar dhe shume pake te qarte politike. Nuk eshte ceshtja te qartesia per Republiken e Kosoves, sepse kjo ka qartesi, pasiqe veprimet ne veri kane per qellim qe te shtrine Republika pushtetin e vete.

Me shume pak qartesi ka ne bote.

Ne komunat e veriut nuk ka asgje te Republikes se Kosoves. Madje, edhe ne komunat me shumice serbe, brenda Republikes, kemi pushtet te shtetit seb. Nuk kemi pushtet te Republikes se Kosoves.

Kudo neper ato komuna kemi simbolet e shtetit serb.
Kjo ka bere dhe ka kushtezuar Republiken per te shkuar ne aksione per te shtrire sovranitetin ne veri.
Kete pikesynim po e refuzon qeveria serbe me kriminelin e luftes Vucic. Ky se bashku me tandemin promilloshevician dhe rus,Dacic dhe Vulin, kane organizuar bandat serbo-ruse ne veri te Kosoves dhe i kane armatosur. Ata po veprojne kunder Republikes se Kosoves me arme.

Qellimi eshte i shtetit serb shkeputja e kesaj pjese nga Republika e Kosoves dhe aneksimi i ketij territori shtetit serb.

Ketu ka qartesi te duhur.
Ne kuader te kesaj faktori vendoses nderkombetar, perfaqesuesit e UE-se dhe te SHBA-se nuk kane treguar unitet. Ato ishin shume kritike.
A kane qartesi?

Nuk dihet! Shpresohet….!
UE doli me qendrim dhe fajesoi kryesisht Kosoven, duke vleresuar aksionin e vendosjes se demokracise ne veri ne akt provokativ per lufte.
Kesaj i parapriu denimi i aksionit qe erdhi nga Sekretari per pune te jashtme te SHBA-se, z.Blinken, qe e denoi veprimin e Kosoves.

Shkaqet pse u be kjo vijne nga nje qellim:
Frika e UE-se dhe e SHBA-se nga Rusia, e cila nepermjet Serbise, po punon per hapjen e nje ftonti te ri te luftes ne Ballkan.

Kjo frike eshte dominuese.
Megjithate, ka dallime midis shteteve kundruall ceshjtjes ne veri te Kosoves.
Nuk jane te gjitha shetet ne rrugen e tille. Ka shtete qe jane me moderante dhe e shohin fajin te klika serbe ne Beograd. Ata nuk e perjashtojne pergjegjesine nga ky shtet.

Qendrimi gjerman apo formulimi me moderant i z. Blinken dje, te enjeten, mbi ngjarjet ka zbutur qendrimet e jashtme per Kosoven.
Ka gjithashtu shtete qe kryesisht kane qendrim se Kosova e barte pergjegjesine.

Z.Makron e denoi ashper aksionin e Rebublikes se Kosoves per te vendosur pushtetin dhe amnistoi terroristet dhe shtetin serb.
Kete qendrim te Frances e lavderoi edhe krimineli Vucic.

Kosova ka mundesi te veproi!
Organet e Kosoves kerkohet te angazhohen tash maksimalisht ne qartesimin e gjendjes.
Eshte fakt se ne veri jane bandat apo milicet fashist te Serbise ne veprim. Kete duhet sqaruar.
Kjo eshte e qarte.

Ketej kerkohet te mblidhen provat dhe te informohen shtetet dhe mekanizmat nderkomvetar mbi pretendimet serboimperialiste.

Nuk ka dyshim se Serbia synon ripushtimin e tere Kosoves. Tash po punon per te ripushtuar kater komunat ne veri.

Mu keto pretendime duhet te vehen ne spikam. Ne veri nuk kemi protesta demokratike. Atje kemi veprime neofashiste per te pushtuar dhe ndare veriun nga Republika.

Bandat kriminale dhe terrorisre serbo-ruse ne emer te protestes po kryene krime teroriste. Ata sulmuan policine e Kosoves dhe trupat e KFOR-te. U plagosen mbi 30 veta. Edhe nga policia e Kosoves ka shume te lenduar.

Qyteraret shqiptare po rrahen brutalisht. Gazetaret po ndiqen dhe maltretohen fizikisht. Makinat dhe mjetet e gazetareve po thyhen.

Nuk po lejohen te raportojne nga vendi i ngjarjes.
Ne protesta po ka grupe te maskuara kriminale dhe qe po kryejne veprime terroriste. Ata mendohet se jane te policise serbe. Mundet edhe te grupeve kriminale te Vrangelit.

Keto duhet te dokumentohenne bote.
Per cdo dite kerkohen te informohen shtetet, mjetet e informimit dhe mekanizmat e ndryshem ne bote, me veprimet e tilla terroriste.

Mjetet e informimit kane dhene nje pasqyre te mire te gjendjes, por jo edhe shteti, me mekanizmat e vete.
Pervec deklaratave nga qeveria dhe presidenca, qe ishin thjeshte politike, nuk kemi te dhena tjera. Po nuk eshte mjafte. Kerkohet informim i drejtperdrejte nga shteti per shtetet.

Ministria e Puneve teJashtme e Kosoves eshte ne gjume. Ambasadat e Kosoves po flejne. Konzullatat nuk po veprojne me informim ditor.
Kete duhet ndryshuar.

Republika kerkohet te jete aktive, shume aktive ne bote. Nuk duhet lejuar keqeinformime. Kudo kerkohet te dergohen te dhena.

Asgje nuk duhet lene rastit.
Kuptohet se ceshtjet njihen, por nuk duhet harruar politiken gjeostrategjije te shteteve. Kjo politike amortizohet neper shtrte me informime reale dhe me pune intenzive te te gjitha mekanizmave te shtetit te Kosoves.

Duhet ruajtur raportet miqesore me SHBA-te.
Kudo kerkohet sqarim.
Ketej kerkohet te angazhohet shteti.

Share: