Bizneset gjermane e shohin Shqipërinë si vendin e fundit ku do investonin përsëri, njëherësh edhe se vendin e i parafundit në rajon si destinacion investimesh.
Në një sondazh të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, kompanitë gjermane janë shprehur se pengesë për investimet janë informaliteti dhe korrupsioni, transparenca e tenderëve, siguria ligjore, paparashikueshmëria e politikave ekonomike dhe administrate publike.
Gjatë paraqitjes së rezultateve të sondazhit, kreu i shoqatës Rolf Kastro Vaskez, theksoi edhe tre problemet kryesore me të cilat përballen bizneset e huaja në vend: Ndryshimet e shpeshta në administratë, shteti I së drejtës, dhe kontrollet e shumta nga autoritetet shqiptare.
Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri, 5% e të anketuarve e kanë vlerësuar më mirë, 38% të kënaqshme dhe 56% të keqe.