Home Gjeo-Ekonomia 10 vjet “Një brez, një rrugë”, bilanc pozitiv.

10 vjet “Një brez, një rrugë”, bilanc pozitiv.

Intervistoi Eda Merepeza

Nisma “Një brez, një rrugë” është një produkt ikonik i Kinës, i shpallur nga presidenti Xi Jinping në vitin 2013. Projekti i infrastrukturës për të lidhur botën përmes tokës dhe detit, nisma “Një brez, një rrugë”, që startoi 10 vjet më parë, sot ka një bilanc pozitiv. Analisti Artur Nura, botues i portalit online “Përqasje.com”, komenton për Grupin Mediatik të Kinës këtë platformë, si qasja e  një vitalitet të ri për infrastrukturën, ekonominë, tregtinë dhe shkëmbimet kulturore globale.

Analisti Artur Nura në intervistë për CMG

10 vjet “Një brez, një rrugë”, bilanc pozitiv

Rreth 180 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Ato përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë së botës dhe përfaqësojnë një pjesë të madhe të PBB-së globale. 73 për qind e vendeve të globit janë pjesë e nismës “Një brez, një rrugë”

Janë krijuar mbi 90 mekanizma bashkëpunimi dypalësh për të lehtësuar tregtinë, investimet dhe tregtinë elektronike.

Kina ka investuar rreth 40 miliardë dollarë për të financuar nismën, Banka për Zhvillim e Kinës po ndjek më shumë se 900 projekte në 60 vende me vlerë më shumë se 890 miliardë dollarë.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë arritur në 170 qytete të 23 vendeve evropiane dhe janë bërë një arterie kryesore për tregtinë midis Kinës dhe Evropës. Tridhjetë satelitë “Beidou” të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina ofrojnë shërbime navigimi për vendet e “Një brez, një rrugë”.

Një brez, një rrugë (Goto CMG)

Një brez, një rrugë (Goto CMG)

Kjo nismë është e përbërë nga brezi dhe rruga. Një brez ka të bëjë me pjesën detare të nismës, që niset nga portet e Kinës Lindore shkon në Azi-Paqësor nëpër Singapor, Indonezi, nga India dhe në të gjitha kanalet e tjera, duke kaluar nëpër Afrikës dhe duke ardhur në Mesdhe e më gjerë. Kurse pjesa tjetër që është ajo rrugore ka lidhje direkt nga Kina në republikat e Azisë Qendrore si Irani, Rusia, Turqia dhe duke arritur deri në pjesën perëndimore, në Europë.

Në gjurmët e historisë

Nisma “Një brez, një rrugë” është mbështetur në konceptin e Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Gati 1600 vjet më pare.

Rruga e Mëndafshit u ngrit gjatë zgjerimit drejt perëndimit të dinastisë Han të Kinës (206 pes–220 e.s.), e cila krijoi rrjete tregtare në të gjithë vendet e Azisë Qendrore të Afganistanit, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, si dhe India e sotme dhe Pakistani në jug. Ato rrugë shtriheshin më shumë se katër mijë milje drejt Evropës.

Azia Qendrore ishte kështu epiqendra e një prej valëve të para të globalizimit, që lidhte tregjet lindore dhe perëndimore, duke nxitur pasuri të pamasë dhe duke përzier traditat kulturore dhe fetare. Mëndafshi i famshëm kinez, erëzat dhe mallra të tjera u zhvendosën në perëndim ndërsa Kina merrte ar dhe metale të tjera të çmuara, fildish dhe produkte qelqi. Përdorimi i rrugës arriti kulmin gjatë mijëvjeçarit të parë, nën udhëheqjen fillimisht të Perandorisë Romake dhe më pas Bizantine, dhe Dinastisë Tang (618–907 es) në Kinë.

Rruga e Mëndafshit ka lidhur disa qytetërime dhe po riimagjinohet në kohët moderne çfarë kjo rrugë ka sjellë për shekuj të tërë. Me anë të Rrugës së Mëndafshit qytetërimet janë njohur me njeri-tjetrin, kanë bërë tregti, kanë shkëmbyer jo vetëm mallra, por dhe ide e kulturë.

“Një brez, një rrugë” përpiqet që të injektojë në këto rrugë ekzistuese dhe të reja një vitalitet të ri për ekonominë, tregtinë, shkëmbimet kulturore etj.

Që nga nisja e nismës që lidhej me gjurmimin e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, praktikisht tani është zgjeruar shumë më tepër. Nëse Rruga e Mëndafshit shekuj më pare kapte Afrikën, aktualisht nisma ka shkuar deri në Amerikën Latine.

Gjeografia e nismës “Një brez, një rrugë”

Në nismë bëjnë pjesë 34 vende të Europës dhe Azisë Qendrore, ndër të cilat 18 vende janë anëtare të Bashkimit Europian. Bëjnë pjesë gjithashtu 40 vende të Afrikës, 24 vende të Azisë Lindore, 17 nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, 19 vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe 6 vende në Azinë Juglindore.

CMG: Projekti i infrastrukturës për të lidhur botën përmes tokës dhe detit, i njohur si Nisma kineze “Një brez, një rrugë” ka hyrë në 10 vjetorin e saj. Si e vlerësoni këtë dekadë të nismës?

Shkëmbimet Një brez, një rrugë (Foto CMG)

Shkëmbimet Një brez, një rrugë (Foto CMG)

Artur Nura: Ju i referoheni një projekti politik të qeverisë kineze që është një projekt global shumë i madh, një sfidë e Kinës nga pikëpamja gjeopolitike. Ky projekt është i vjetër dhe njihet me emrin “Rruga e mëndafshit”. Njerëzimi duke u nisur nga Kina, rëndësia që ka, pushteti, ekonomia dhe çfarë përfaqëson e kanë nisur këtë si një nevojë që në lashtësi. Me qeverisjen e presidentit Xi Jinping është gjykuar mendoj nga vetë ai dhe ekspertët e qeverisë si një nevojë rivitalizimi i nismës.

Kjo nuk ka ardhur thjesht për nevoja ekonomike, por mund të përdorim termin gjeoekonomike, për faktin që nuk kemi të bëjmë me një dekadë, pasi kemi të bëjmë me një stopim gjatë dy viteve të periudhës së pandemisë Covid 19.

CMG: Në fakt duhet të kujtojmë se gjatë pandemisë nisma ka funksionuar si “Një brez, një rrugë” shëndetësore duke iu përgjigjur emergjencës. Kjo u realizua përmes bashkëpunimit për ndarjen e vaksinave, ndihmat e ndryshme sanitare që Kina ofroi.

Artur Nura: Po, patjetër. Është si një kanal që për nevojat e të gjitha palëve dhe të kontinenteve pa dyshim që përdoret gjeopolitikisht. Është një zgjedhje politike e qeverisë kineze e adoptuar me gjeopolitikën globale, me të cilën ka diferenca interesi, të sistemeve politike dhe të organizimit të shteteve dhe bëhet fjalë për një sfidë shumëplanëshe.

Presidenti Xi me mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti antik të Kinës me Europën dhe me globin duket se ka bërë sfidën e tij, ndonëse nuk është e thjeshtë pasi ka hasur vështirësi të modelit politik, ekonomik dhe fiskal. Besoj se të gjitha këto janë të mirëkonceptuara nga pala kineze, e cila i ka përballuar sfidat në mënyrë racionale.

Pas 10 vitesh mendoj se ka një bilanc pozitiv, pavarësisht se nuk kanë munguar faturat për t’u paguar nga qeveria kineze, lidhur me kreditë e caktuara që nuk po kthehen. Unë nuk dua të bëj ekonomistin për të hyrë në shifra, por duhet thënë se ky është një projekt inteligjent nga pikëpamja gjeopolitike dhe ekonomike e qeverisë kineze, e cila përballet me sfida globale që nuk janë të lehta. Në konceptin tim si lexues racional i zhvillimeve gjeopolitike, këto sfida Kina po i përballon në mënyrë të suksesshme

CMG: Aktualisht rreth 150 vende kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për nismën “Një brez, një rrugë”. Ato përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë së botës dhe përfaqësojnë një pjesë të madhe të PBB-së globale. Nisma është përballur me skepticizëm nga disa vende, shoqëruar me terminologji si “diplomacia e kurthit të borxhit” ose ekspansioni. Mendoni se ka ende vend për skepticizëm ndaj nismës edhe pas 10 vitesh të ekzistencës së saj ?

Artur Nura: Unë nuk kam dyshime që do të përballet, por jam lexues pozitivist i realiteteve dhe “diplomacia e kurthit të borxhit” do të thotë të jesh lexues negativist i realiteteve. Nga e gjithë eksperienca ime gazetareske dhe njerëzore mendoj se do të ishte mirë të kishte shkëmbime, të jepej dhe të merrej. Kjo është një mënyrë që i propozon Kina botës  për të marrë e për të dhënë dhe është një propozim, i cili shkon ndesh me disa teori që qarkullojnë në analizën globale, që lidhen me një rend të ri botëror me modelin e Luftës së Ftohtë. Zyrtarisht autoritetete e larta kineze, presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm në gjitha dialogjet me  SHBA-në dhe BE-në janë deklaruar kundër një Lufte të Ftohtë, të mos ketë dy blloqe të ndara, zona neutrale. Ne shqiptarët kemi qenë zonë neutrale dhe e kemi paguar me një të kaluar të izoluar dhe një ekonomi shumë të varfër.

Gjykoj që aktualiteti i kësaj nisme nuk është një rrugë e thjeshtë, por është një rrugë për ekonominë, politikën dhe diplomacinë, që i jep një model tjetër botës perëndimore, që në pikëpamjen time personale është modeli më i mire i mundshëm.

Në këtë plan skepticizmi duhet lexuar me racionalitet dhe nuk duhet parë në mënyrë të njëanëshme. Ne jemi pjesë e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe  nuk duhet të gjykojmë në mënyrë të njëanëshme Kinën, por duhet të shohim pozitivitetin që ajo po ofron. Nëse arrijmë të jemi racionalë Kina për këtë nismë duhet komplimentuar.

CMG: A ka hyrë nisma “Një brez, një rrugë” në një faze të re ?Cila pritet të jetë e ardhmja e nismës?

Shkëmbimet tregtare Një brez një rrugë (Foto ATSH)

Shkëmbimet tregtare Një brez një rrugë (Foto ATSH)

Artur Nura: Po besoj që po. E argumentoj optimizmin në këtë plan sepse shoh që ka një diplomaci mjaft dinamike të Kinës, e cila ka gjetur mbështetje dhe në Perëndim, veçanërisht në BE, por së fundmi në vizitën e Blinken në Pekin ai zhvilloi një takim rreth 35 minuta me presidentin Xi, që mendoj se është pjesa më e rëndësishme e vizitës së tij.

Kjo vizitë ishte e shumëpritur sepse ka patur momente të vështira midis dy palëve. Kujtoj me këtë rast ish sekretarin amerikan të shtetit Kissinger, diplomati më i famshëm në plan global, i cili ka mbushur 100 vjeç dhe ndonëse ka problem shëndetësore, ndërhyrje kirurgjikale të pafundme, nga pikëpamja e inteligjencës së tij tregon që është një “djalë i ri”.

CMG: Kissinger është një njohës i mirë i Kinës, iniciator i dialogut midis dy vendeve, nisur me vizitën e ish-presidentit amerikan Nixon në Kinë. Ndërkohë kemi 6 mujorin e parë të këtij viti ku Kina ka shënuar një lëvizje të madhe në kahjen diplomatike sa i përket vizitës së sekretarit Blinken në Pekin, si dhe vizitat e kancelarit Scholz, presidentit Macron, apo shefes së BE-së Ursula Van der Leyen. Nga ana tjetër është vizita e kryeministrit kinez Li Qiang në Francë dhe Gjermani

Artur Nura: Nuk ju referova diplomacisë rastësisht sepse përpara këtyre vizitave kemi turin diplomatik të vizitave të ambasadorit Li Hui, i cili mori përsipër të dialogonte me Moskën edhe Ukrainën për të zgjidhur problemin e luftës dhe për të futur të dyja palët në dialog. Kjo padyshim është një zgjedhje ekonomike nga ana e Kinës, duke iu referuar edhe projektit gjeopolitik dhe ekonomik të kësaj superfuqie, e cila do të konfirmohet si e tillë.

Ka qenë një tur i suksesshëm i ambasadorit Li Hui, i cili pasi u takua me përfaqësues të Bashkimit Europian arriti të takohej me të dyja palët në konflikt dhe ajo që u ofrua publikisht është se ka një frymë bashkëpunimi. Ndërsa i vetmi personazh që ka sugjeruar diçka të guximshme lidhur me konfliktin në Ukrainë është përsëri Kissinger. Ai ka sugjeruar një marrëveshje, që nuk dihet se kur do të ndodhë, por shpresojmë sa më pare që të ketë sa më pak viktima dhe për të arritur paqen. Ka një dinamikë të jashtëzakonëshme të diplomacisë kineze në raport me BE-në por së fundi dhe me SHBA-në që janë dy partnerët më të rëndësishëm të globit dhe me vendimet e tyre influencojnë të gjithë globin./CRI.CN

Share: