Nga Muhamet Kelmendi
Sistemin gjyqesor ne Kosove eshte ne nje gjendje te rende. Lendet jane grumbulluar dhe zgjidhja e tyre eshte veshtiresuar.
Bartja e lendeve nga vitet me pareshme i kushton vendit me milone Euro. Mos edhe i tejkalon shumen e qindra milioneve. Sidomos lendet ne fushen civile bartin shume te larte te demit. Mirepo, as lendet ne fushen penale nuk jane pa deme.
Ne fushen civile jane kryesisht lendet nga prona dhe pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Aty hyjne demet e ndryshme materiale, ato morale etj. Keto shkojne me miliona e qindramiliona.
Demi nga fusha penale eshte i dyfisht.
- Koha e kaluar ne arrest ka shume shpenzime dhe
- Tejzgjatja e procedurave penale pa paprova dhe deshmi konkrete.
Ne kuader te kesaj jane disa shkaqe qe duhet permendur pse po ndodhe nje gjendje e tille:
Se pari, vartesia nga grupet informale te interesit nga fusha politike, juridike dhe ekonomike,
Se dyte, procedurat e dy e trefishuara, neper instanca te ndryshme, duke rikthyer lendet.
Se treti, zgjidhet jo te drejte te lendeve dhe ne kundershtim me ligjin dhe
Se ksterti,, kuadri i dobet, frikacake dhe jo profesional e i varur ne fushen tille te sistemit.
Gjendja e tille sherohet. Mirepo kjo kerkon intervenim te ashper. Ajo duhet te filloj nga KGJK dhe nga KPK dhe te kaloje te prokurorite dhe te gjykatat, ne te gjitha nivelet.
Ky intevenim duhet te behet mbi bazen e nje VETTING-u qe ndikon ne profesionalizim e sistemit dhe ne pavaresi te te gjithe strukture se drejtesise.
Kjo arrihet me VETTING.