Teksa pritet një shtator i nxehtë për politikën, kanë nisur dhe takimet për koordinimin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.
Në takim ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku.
Basha ka folur me aleatët e PD-së për listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve si dhe votimin elektronik.
Po kështu një nga temat e rëndësishme ka qenë dhe vettingu në politikë, një prej kërkesave të vazhdueshme të liderit demokrat.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi i hapave që do të hidhen dhe qëndrimet e opozitës kundrejt maxhorancës./360grade.al