Nga Sulejman Abazi NESHAJ
Një përplasje e egër gjeopolitike Lindje – Perëndim që e mban jetën globale në tension. Askush nuk mund t’i bëjë bisht tendencave glabale për shkak të luftës në Ukrainë, ndryshe mbetet humbës. Këtë parim e njohin dhe mendojnë liderët politikë me ndikim botëror, të cilët i kanë shumë për zemër samitet, takimet, vizitat, ndërkohë që koha po cvlerëson parimet e saj dhe pasojat e luftrave bëjnë të tyren mbi jetën globale. E thënë që në fillim të kësaj analize, duan apo nuk duan politikanët, burrat e shtetit, edhe kur nuk e pranojnë njeri – tjetrin për ndasitë ideologjike dhe interesat gjeostrategjike shtetërore, kur bëhet fjalë për vendimmarrje të përbashkëta me ndikim global, në plan të parë duhet të respektojnë Etikën Globale dhe nevojën e kompromiseve për ndërtimin e marrëdhënieve të reja të dobishme për jetën e Njerëzimit.
Orientimi drejt disiplinave shkencore të Gjeopolitikës, Gjeostrategjisë, Etikës Globale, Luftës Hibride dhe Sigurisë Kombëtare sipas ndikimeve botërore të luftës në Ukrainë, sot janë një akademi e hapur dhe shkollë më vete për liderët politikë dhe politikat shtetërore. Ndryshimet e mëdha të trashëguaraprej shekullit të kaluar, reflektohen në mënyrë të mahnitshme në këtë kohë të rrezikshme, të shkaktuara dhe dominuara nga inteligjenca artificiale, komercializmi, presioni atomik, vështirësitë e sigurisë kolektive, tendencave globaliste, aknkthit të veprimit të luftës hibride. Ato po reflektojnë në nevojën e ndryshimit të politikëbërjeve mbi sigurinë.
Evolucioni i mendimit ushtarak, i nxitur nga ekonomia, krizat, zhvillimet teknologjike, po dikton rregullat të reja në funksion të sigurisë, në kërkim të doktrinave dhe formave të reja të luftës në shekullin e ri. Ndërveprimi i qasjeve filozofike mbi mendimin ushtarak në ndryshim, ndryshimi i objektivave gjeostrategjikë, rritja e dimensionit të përplasjes së fuqive në konflikt në forma të reja lufte, frika nga teknologjia e re luftarake, ka sjellë natyrë të re të kërcënimeve dhe rreziqeve. Ndryshimet synojnë kuptimin, përshtatjen dhe vlerësimin dinamik të sigurisë kombëtare e rajonale.
Fillimi i shekullit të XXI ka dhënë modelin e ndryshimit të psikologjisë njerëzore mbi të ardhmen edhe pse bota ende nuk është e përgatitur për ndryshim. Përvoja gjeopolitike amerikane, ruse, gjermane, angleze, japoneze, franceze dhe ajo kineze, kanë ndryshuar objektivat, metodologjinë sipas fuqisë ushtarake, kapjes së tregjeve, territoreve, si pararendëse të “inteligjencës gjeografike” dhe interesave shtetërore. Për rrjedhojë, doktrinat ushtarake po pësojnë ndryshime. Arti ushtarak dhe gjeostrategjia të ndikuara nga interesat e “zonës gri”, përcaktojnë natyrën e re të rreziqeve dhe kërcënimeve, pikat e forta dhe të dobëta të rendit rajonal të sigurisë.
Është kuptuar se cfarë rëndësie do të marrin përfundimet e luftës në Ukrainë. Ato diktojnë llojin e ri të luftës, si arenë e përplasjes drejt betejave të reja teknike. Ushtritë moderne po paisen me fuqi shkatërruese, duke diktuar mbi mendimin ushtarak mbi rendin dhe sigurinë.
Doktrinat po përpunohen në mënyrë konspirative të diktuara nga interesat politike dhe ekonomike. Ato ruajnë brenda tyre sekretin, duke u dhënë atyre hapësira mediatike aq sa lejon organizimi shkencor në mbështetje të koncepteve doktrinare. Një mendësi diabolike për t’i kthyer ato nga “kufomë” në “vampir”, për t’i ringjallur, zgjeruar dhe futur në veprim. Pas shfaqjes së ideve po vihen në funksion mekanizma kompleks, mbështetur nga institucione shkencore, agjensitë ndërkombëtare, universitetet, laboratorët ushtarakë, sistemet mediatike, për t’i kthyer gradualisht idetë në lëvizje dhe veprim.
Aftësia për të parë qartë faktet dhe të vërtetën në sy, kurajua politike për ta parë situatën globale ashtu siç nuk do të dëshironim të ishte, ndryshimi i domosdoshëm i psikologjisë në marrëdhëniet ndërkombëtare “drejt dorës së hapur dhe jo grushtit”, do të reflektonte thellë në gjeopolitikën ndërkombëtare dhe gjeostrategjinë e shteteve më të fuqishme të botës për normalizimin e situatës dhe shuarjen e vartrave të luftës. Në fakt, praktika e liderëve evropianë po përballet me sfidat dhe pasojat e degradimit të pushtetit politik dhe sistemit në dëm të shtetndërtimit dhe politikëbërjeve të mira mbi sigurinë. Një lidership politik me integritet moral dhe profesional, i aftë për të ndërtuar politika dhe marrëdhënie të qëndrueshme paqësore, do të merrej seriozisht me këto ngjarje të frikshme, pa menduar vetëm për interesat shtetërore dhe kombëtare. Qëndrimet e kundërta i hëdhin më shumë benzinë zjarrit në botë. Ballafaqimi me steritipin e lidershipit politik, jep në mënyrë më të përmbledhur natyrën e suksesit apo të dështimit të strategjive politike shtetërore, duke injoruar parimet e Etikës Globale. Për shkak të tyre suksesi dhe karastrofa bashkëjetojnë në agoni.
Sipas ekspertëve të sigurisë britanike, analiza e luftës në Ukrainë sot përballet me dy rryma qëndrimesh perëndimore ndaj saj, duke ndikuar në politikëbërjet e Perëndimit. Në fokus janë problemet e sigurisë që reflekton rajoni ndaj Evropës dhe jetës planetare në përgjithësi. Ata vëzhgojnë forcat ushtarake të Rusisë në vështirësi dhe politikat agresive dhe kërcënuese të Putinit. Kërcënimet e tij janë të shtrira në një kohë të gjatë mbi Evropën dhe jo vetëm të karakterit ushtarak. Në deklaratat e tij ai kërcënon sigurinë e Evropës dhe të Mbretërisë së Bashkuar me arsenalin bërthamor.
Në këtë kontekst zhvillimesh, rryma e parë e mendimit synon drejt interpretimit idealist të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo e shikon disfatën e mundshme ushtarake të Rusisë vetëm në kuardin e luftës me Ukrainën, por me pasoja mbi sigurinë evropiane. Një arsye më shumë për të menduar veprimet e dëshpëruara të humbjes nga ana e Kremlinit, i cili mund të veproje ekstremisht me goditje mbi Evropën. Kjo është shumë e rrezikshme.
Rryma e dytë përfshin mbështetësit e pacifizmit idealist, të cilët orientojnë politikëbërjen perëndimore drejt marrëveshjes së paqes më Rusinë, si një zgjidhje e pashmangëshme për t’i dhënë fund konfliktit në rajon. Në këtë marrëveshje mund të pranohet hyrja në kushte paqeje e ushtrisë ukrainase në territoret e pushtuara. Kjo mënyrë pa luftë mund të qetësojë qëndrimin agresiv të Rusisë. Një mënyrë e gabuar arsyetimi, e cila në thelb i jep mundësinë presidentit të Rusisë të shplajë fytyrën e tij të përgjakur në opinionin ndërkombëtar dhe t’i heqë atij mundësinë e veprimit të pakontrolluar mbi Evropën. A është e mundur kjo?
Të besosh sot tek rimodelimi i botës, sa për të qeshur!! Edhe mendjet e ndritura shpesh e ngatërrojnë jetën planetare! Parë në këndvështrimin psikologjik, rrudhosja në gjeopolitikën evropiane vuan mungesën e mendimit progresist, vizionarëve mendjehapur dhe mendjendritur, duke mbajtur elitën politike rob të tradicionalizmit, konservatorizmit, dinastive dhe mendësive të vjetra, pa vizionin emancipues dhe integrues të kohës. Ajo e kthen atë kohë pas kohe në shtojcë të dështuar të parimeve të intergrimit dhe globalizmit. Kontradikta gërryen nga brenda qasjet e zhvillimit dhe integrimit, duke nxitur përplasjen dhe shpërvbërjen. Një arsye më shumë për të menduar paparashikueshmërinë e qëndrimeve dhe veprimeve të Rusisë ndaj Evropës. Sjellja dhe qëndrimet e Putinit në këtë situatë të vështirë mund të lexohen qartë.
Duke pasur përballë Perëndimin dhe NATO-n, Putin po kërkon rrugëdaljen. Rob i mendimit Stalinist të epokës sovjetike, ai vazhdon të luajë me elementin e forcës bërthamore, duke provokuar SHBA-të, Evropën, shtetet fqinje antare të NATO-s dhe duke ushtruar presion ekonomik mbi BE-në dhe botën. Kundër SHBA-ve, Rusia mund të përdorë shërbimet speciale për të nxitur destabilizim dhe separatizëm, duke provokuar “racistët Afro – Amerikanë”, të nxisë kundërshti gjeopolitike në politikën amerikane, të inkurajojë gjithë llojet e konfliktit separatist, etnik, social, racist, duke mbështetur aktivisht lëvizjet disidente, ekstremistët, racistët, grupet sektare, duke destabilizuar në këtë mënyrë proceset e brendshme politike në SHBA. Ai vazhdon të ushtrojë këtë presion, pa menduar thellë për dobësitë e tij në këtë situate!
Për të parandaluar një sjellje të tillë alla – sovjetike, lidershipi politik evropian i është drejtuar pacifizmit idealist për të shmangur kërcënimet ruse. Të shpërfillur nga qëndrimet e Putinit dhe të kërcënuar prej tij, liderët e shteteve më të mëdha të Evropës (përfshi atë gjerman dhe francez) i janë drejtuar mundësive të ndërhyrjes për marrëveshjen e paqes. Ata mendojnë kështu ndërsa ushtria rruse rrit praninë e saj në zonën e luftës me Ukrainën, në Bjellorusi dhe kufijtë e shteteve Balltike.
Ndërkohë është bërë një veprim i pafalshëm për zgjidhjen alternative në situate të vështira ekonimike. Janë pikërisht shtetet e mëdha evropiane të cilat me anë të blerjes së gazit rus kaluan miliarda euro në buxhetin e Rusisë. Një mundësi që ajo të investonte në industrinë ushtarake dhe forcat e Armatosura të Federatës Ruse. Një marrëdhënie e ndërtuar ndër vite, e cila kaloi shumë ekonomi evropiane në varësi të energjisë ruse. Sot dihen këto marrëdhënie dhe vështirësitë që janë krijuar për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Këtë më së shumti po e ndjen Gjermania, e cila nuk e ka ndërprerë furnizimin rus. Politikisht dhe financiarisht politika gjermane ndodhet përballë ngërcit të vartësisë ekonomike, e pasigurtë për të hedhur miliarda në buxhetin e saj të mbrojtjes dhe të NATO-s. E drejtuar për disa dekada me politikat rutinë të ushqyera nga pacifizmi idealist, sot politikbërja gjermane përballet me pasojat Shrëder – Merkel – Olaf Shulz mbi ekonominë dhe sigurinë. Kërcënimi rus ndodhet mbi Evropën dhe ushtria ruse në portat e saj.
Lufta në Ukrainë është shoqëruar me tendosjen e marrëdhënieve Lindje – Përëndim, thellimin e krizës gjeopolitike me situate të paqëndrueshme, me kërcënime, sanksione, kundërvënie dhe lëshime. Ato në fund të fundit shfaqin madhështinë e fuqisë kombëtare të fuqive të mëdha përmes objektivave ideologjikë, politikë, ekonomikë, ushtarakë dhe fetar, duke e shkarkuar peshën e përplasjes mbi shtete dhe popujt e brishtë. Në këtë përplasje kulturash gati – gati qytetërimore, shfaqen disa tendenca specifike me ndikim drejt rregullave të reja që synojnë një “Rend të Ri Botëror”. Ato meritojnë vëmendje.
Së pari, shtetet që i kundërvihen interesave gjeostrategjike amerikane dhe Perëndimit, edhe pse nuk janë lojtarë gjeostrategjikë, vlerësojnë me kujdes çdo lëvizje në vendimmarjen ndërkombëtare, sidomos qëndrimin ndaj luftës Rusi – Ukrainë, mbështetjen dhe kundërshtimin, duke u përpjekur të forcojnë pozitat për mbrojtjen e interesave të tyre. Motivimi është sfida ndaj rolit të lidershipit botëror të SHBA-ve.
Së dyti, lufta po sjellë në vëmendje një fenomen të ri me bazë religjioze. Ajo ka formatuar koalicionin otrodoks – musliman kundër Perëndimit, të udhëhequr nga Moska. Vende muslimane si, Irani, Iraku, Truqia, Pakistani, Arabia Saudite, Siria, Afganistani, disa ish – republika Sovjetike, janë rreshtuar krah Rusisë dhe kundër sanksioneve. Edhe në këtë rast, motivimi i koalicionit të heshtur, është sfida dhe kundërvënia ndaj rolit të lidershipit botëror të SHBA-ve.
Së treti, ndryshimi i epiqendrës së ndikimit gjeopolitik global drejt Lindjes, kryesisht në Euroazi, kushtëzon objektivat ambicioze të SHBA-ve në Strategjinë e Re të Sigurisë dhe gjeostrategjinë e saj, për të ruajtur pozitën e lidershipit në botë edhe për një shekull në mileniumin e ri.
Së katërti, në këto rrethana të reja nërkombëtare, përveç shteve kyç në gjeopolitikën botërore, si SHBA-të, Rusia, Franca, Gjermania, Kina dhe India, janë ngritur në këtë nivel Britania e Madhe, Japonia, Indonezia, Turqia, Irani, Brazili, Meksika. Edhe pse me mundësi të kufizuara ekonomike dhe ushtarake ato janë faktorë në zhvillimet botërore. Tendenca për t’i dhënë vizion të ri vendit dhe rolit të BE-së në vendimmarrjen globale sipas fuqisë së boshtit franko – gjerman, po përballet me mendësi kontradiiktore sic është vetë natyra e BE-së. Interesat ekonomike të tij përveç lidhjes tradicionale euroatlantike, po e orientojnë drejt ekonomisë Euro – Aaziatike. Kriza energjitike dhe mungesa e burimeve të brendshme po diktojnë.
Kush njeh artin e luftës, nuk është e thënë medoemos të jetë fitimtar!! Interesat shtetërore dhe lufta për mbrojtjen e tyre janë çështje stratagjemash. Hapësira e pa – sigurisë njerëzore dhe rajonale është e madhe, shpesh e frikshme. Në trasformimin epokal koha e rindërtimit të hipotezës mbi globalizimin ende nuk është ri kapërcyer, si shkak e diegies së etapës kalimtare. Kërkimi shkencor ka bërë të padobishëm gjetjen dhe parashtrimin serioz të sfidave dhe dilemave. E vërteta po dëshmohet nga shqetësimi i njeriut për gjendjen e planetit dhe përplasjen e natyrës me personalitetin human, duke synuar nënshtrimin e padukshëm të karakterit të tij, me thirrje të mposhtura tinëzisht nga interesi. Është koha e shfaqjes dhe pranimit të ndryshimit për t’i hapur mundësitë post – modernitetit dhe globalizmit, duke parë dhe riparë në mënyrë kritike lëkundjen botërore në shumë plane. Nuk është rastësi që kjo filozofi ndryshimi vjen në rend pas disa dekadash dhe synon shekullin e ri! Atëherë, cilët lider po flasin dhe po grinden kaq të mërzitur në zemërimin e tyre?!
Me sa kuptohet një imazh i anarkisë universale dhe të padallimtë, jep pak çelësa për të kuptuar botën, për t’i vënë në rend ngjarjet e për të vlerësuar rëndësinë e tyre, për të parashikuar prirjet mes paqes dhe anarkisë, të sigurisë në pasiguri, për të bërë dallimin ndërmjet llojeve të kaosit, shkaqeve dhe pasojave prej tyre. Liderët botërore kanë humbur qetësinë e tyre në përpunimin e skemave për hartimin e politikave qeveritare. (botërore).
Për këtë dhe arsye të tjera disa mendojnë se, “krismat nuk janë dëgjuar”! Kush foli? Ti, ti…… apo ti?!
Tiranë 05. 09. 2023