Momenti i tërmetit në Marok ishte fundi për jetët e mijëra njerëzve e ndërsa për vajzën e Khadijas shënoi ardhjen e saj në jetë. Vajza lindi vetëm disa minuta para se tërmeti vdekjeprurës të godistë vendin mbrëmjen e 8 shtatorit.
Nëna me foshnjën e saj jetojnë në tendë pasi spitali ku ata ndodhenin u evakuua për shkak të frikës nga pasgoditjet. Pas një kontrolli të shpejtë pas lindjes Khadija me bashkëshortin e saj u nisën drejt shtëpisë së tyre në Taddart në malet e Atlasit, rreth 65 km nga Marrakesh, raporton media e huaj BBC.
Gjatë rrugës ata konstatuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe arritën vetëm deri në fshatin Asni.Që nga ajo ditë familja jeton në një tendë buzë rrugës kryesore. Më vonë miq nga vendlindja e tyre i kanë thënë familjes se shtëpia e tyre është dëmtuar rëndë dhe se ata tani janë pa një vend të përshtatshëm për të qëndruar.
Deri më tani janë regjistruar më shumë se 21000 viktima dhe më shumë se 2,421 janë plagosur nga tërmeti shkatërrues që preku Marokun pak ditë më parë. Ekipet kërkimore nga vende të ndryshmë janë angazhuar për të gjetur të mbijetuar, por vështirësia është e madhe.
Lëkundjet me magnitudë 6.9 lanë pas shtëpi të shembura, rrugë të bllokuara dhe fshatra të tëra të shkatërruara./360grade.al