Home KRYESORE Skandal! Përjashtimi i 13 vjeçares nga shkolla “Asdreni” shkaku i shamisë, Drejtori...

Skandal! Përjashtimi i 13 vjeçares nga shkolla “Asdreni” shkaku i shamisë, Drejtori i Arsimit në Pejë nuk pendohet’

Drejtori i Arsimit në Pejë Naser Gega thotë për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

Mohimi i të drejtës së shkollimit për vajzat me shamia, është shndërruar në dukuri në Kosovë. Së fundmi përjashtimi nga shkolla i një 13 vjeçareje shkollën “Asdreni” në Pejë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, por Drejtori i Arsimit Naser Gega thotë se, për këtë ka një bazë ligjore, ndërsa i referohet udhëzimit administrativ, shkruan Fol Drejt.

“Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega për Telegrafin.

Gega konsideron se në këtë rast nuk bëhet fjalë për vullnet individual, por për një bazë ligjore, respektivisht interpretim dhe respektim të kësaj baze, e cila, sipas tij, bie ndesh me vendimin e vajzës. Ai ka njoftuar se është në kontakt me familjen, ndërsa shpreson që të zhvillojë biseda, siç ka thënë se nuk është pro idesë së përjashtimit të nxënësve nga shkollat.

Share: