Home KRYESORE Gjerat qe do te duhet fliste kryeministri Rama sipas Zhejit…

Gjerat qe do te duhet fliste kryeministri Rama sipas Zhejit…

Analisti Artur Zheji ne editorialin e tij ne gazetën “Mapo” dhe ne lidhje me intervistën e fundit te kryeministrit Edi Rama ne emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut duke ju kundervene modës se këtyre emisioneve për debate pa përmbajtje dhe te zhurmshme, i sugjeron me elegance kryeministrit Rama se për cfare duhet te fliste. Ne fakt, ai tangecialisht  i kujton kryeministrit  për sfidat potenciale qe duhet te konsideroje. ja cfare shkruan Zheji ne analizen  e tij te Mapo:

“Mirëpo edhe këtu, jemi sërish në mungesë të plotë të të Rejave.

Të Reja, si për shembull, ku janë dhe Përse nuk janë të pranishme investimet e mëdha në Shqipëri, të kompanive të rëndësishme dhe me buxhete të mëdha? Kompani turistike, kompani serioze të nxjerrjes së burimeve ende të fshehura energjetike dhe nëntokësore shqiptare.

Të Reja si për shembull, Projektet e Mëdha infrastrukturore dhe sidomos Prodhuese, të cilat, të japin trendin se:

Të Reja si për shembull, Projektet e Mëdha infrastrukturore dhe sidomos Prodhuese, të cilat, të japin trendin se:

Me çfarë do të ecë Përpara, Shqipëria në dekadat e ardhshme?!

Si do të mundet pra Shqipëria, në xhunglën e egër të konkurrencës rajonale, të ketë individualitetin e saj ekzistencial, si profil ekonomik dhe prodhues, e të mundet pra, të konkurrojë në Turizëm, në Bujqësi, në Aftësinë e saj, për të shfrytëzuar pa u grabitur dhe pa u shpërdoruar, resurset e veta, qofshin këto pasuri natyrore, apo resurse njerëzore?

Në diskutimet dhe debatet tona televizive, një bisedë e ndërtuar mbi këtë platformë substanciale, do të ishte ndoshta një debat që konsiderohet me audiencë të ulët. Dhe ky është një argument, ndonëse komercial.

Por Kryeministri, nëse kënaqet me punën, gjithsesi fisnike, të rrobaqepësit, të rrobaqepësit retorik në këtë rast, që qep apo arnon, pikat e dobëta apo xhaketat e shqepura të ministrave, do të thotë se ai, nuk ka në tryezën e tij të punës, të Reja të rëndësishme, që lidhen me vizione të qenësishme për të Ardhmen Reale dhe Zhvillimore të Vendit. Në 120 minuta e kusur bashkëbisedim, ndonëse u kënaqëm, nuk dëgjuam dot, asgjë nga këto.”

Share: