Nga Alba Kepi
Mirëmëngjes Shqipni që jeton ditët duke harru të shkuarën e ku gjithcka është jashtë kontrollit e asgjë nuk është në vendin e duhur.
Në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, Nënë Tereza, ndêrtuar nga të burgosurit politikë të regjimit diktatorial më të egër të Europës, pranë një muri gjigand ku janë gdhend vargjet e Fishtës shiten veprat e kriminelit më c njerëzorë të Europës.
Janë libra të vjetër të ruajtur nga nostalgjikët e shkruar nga anti shqiptari që vrau fëmijë, klerikë e popullin e tij.
Renditen pranë emrave të mirë të letrave botërore e jo rastësisht i kanë tregtuar aty.
Mbi njërin prej tyre, shoku Çiço, ka lënë kujtim datën e blerjes, 1976, kuruar me shkrim të stilizuar si një trofe jete.
Jashtë xhamave të aeroportit dita s’ka zbardh.
Forma të bardha hijesh shfaqen mbi tavanin me motive popullore. Janë shpirtrat e të burgosurve politikë që vazhdojnë të hedhin vallen e vdekjes.
E mbi mur rëndon Kanga e gjashtë e Dervish Pashës;
“S’janê , jo t’huejtë qi e peshtojnë Shqipninë,
qi ia bien vendit lirinë
janë Shqiptarët e kurrkush tjetër
mbanje n’mend , pse asht fjalë e vjetër
e una prandej po e ve këtu në letêr
qi, po kje se hupe Shqipnia
per faj t’ uej , kur t’rriten femi’a
e t’ujte nipa : n’kje së gjalle
ua len Shkjau ndonjë pêr malle
e këtë fjalë n”Lahute t’Malsisë…
ta këndojne , në fryme t’dhnisë
t’ua mallkojnë shpirtin për s’dekuni
e t’u namin rroc e koc
përse asht dam , po , pasha Zotin!…”
Pa shpresë ai vend që promovon vrasësin e tij.
Rinas 24 shtator 2023.