Home KRYESORE Socialistët nisin festën, Albert Halilaj thellon avantazhin ndaj Emri Vatës në Kukës

Socialistët nisin festën, Albert Halilaj thellon avantazhin ndaj Emri Vatës në Kukës

Socialistët kanë nisur festën në Kukës, pasi kandidati Albert Halilaj kryeson me një avantazh të thellë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Emri Vatës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 64 nga 74 kuti në total. Albert Halilaj ka grumbulluar deri më tani 11260 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, 6446 vota.

Fitorja e Halilajt pritet të jetë më e thellë se ajo e Safet Gjicit në 14 maj, i cili mori 11.632 vota, 2040 vota më shumë se kandidati tjetër i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati.

Share: