Home Gjeo-Ekonomia “Lejuam një përbindësh të rritet”, gjenerali izraelit: Ne do të vrasim të...

“Lejuam një përbindësh të rritet”, gjenerali izraelit: Ne do të vrasim të gjithë anëtarët e Hamasit

Gjeneral major në Izrael, Yaakov Amintror është shprehur i ashpër në qëndrimin e tij të fundit lidhur me luftën Izrael-Hamas.

Ai ka deklaruar se anëtarët e Hamasit do të vriten të gjithë. Amintror ka qenë kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Izrael, si edhe shef i Departamentit të Hetimeve të kundërzbulimit ushtarak izraelit.

“Ne jemi në mes të një lufte, një përbindësh e kemi lejuar të rritet përtej kufirit dhe tani e kuptojmë gabimin. Qëllimi ynë është i qartë, të shkatërrojmë të gjitha aftësitë ushtarake të Hamasit, të vrasim anëtarët e tij. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë, por në fund Hamasi nuk do të ekzistojë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lidhur me bisedat në SHBA se duhet të ketë kufij për reagimin e Izraelit, ai vuri në dukje: “Me gjithë respektin e duhur për miqtë tanë ndërkombëtarë, në këtë rast ne nuk do të marrim këshillat e tyre. Do të ndjekim vrasësit, kasapët që vranë të rinj, foshnja, fëmijë, pleq. Askush nuk do të na mësojë si të luftojmë barbarët. Kur SHBA-ja u sulmua, ajo u kundërpërgjigj me egërsi”.

360grade.al

Share: