Home Gjeo-Ekonomia Raporti i OKB-së: Infrastruktura e Gazës është dëmtuar rëndë nga sulmet izraelite

Raporti i OKB-së: Infrastruktura e Gazës është dëmtuar rëndë nga sulmet izraelite

Në raportin e saj të fundit, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare zbulon se 25 për qind e ndërtesave të banimit të enklavës, ose më shumë se 98,000 njësi banimi, janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite.

Raporti thotë gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dokumentuar 59 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë 17 spitale dhe 23 ambulanca, shkruan Al Jazeera.

Sulmet kanë vrarë të paktën 491 njerëz, duke përfshirë 16 punonjës të kujdesit shëndetësor në detyrë.

Bombardimet izraelite shënjestruan gjithashtu 170 objekte arsimore dhe dëmtuan rëndë objektet e ujit dhe kanalizimeve të Rripit të Gazës.

360grade.al

Share: