Nga Irena Beqiraj
Ndersa SHBA edhe UK paraqiten ne sallen e gjyqit si pale e trete , avokatet e Deputetit nuk kane kerkuar akoma zvendesimin e gjyqtares , edhe nuk paraqiten ne salle .
Ky spektakel procedurial i cili po shikohet si lufte politike , me rezulton nje bashkim interesash politike, sepse Ky pektakel procedurial , eshte nje mundesi per te mbajtur Ramen larg pozicionimit mbi ceshtjen, duke i dhene rithemelimit nje shije te fitores per te cilen ka nevoje..
A mund te shprehej Rama pro heqjes se mandatit, nese vendimi per kufizimin e lirise se ish kryetarit te qeverise do te shkonte ne Kuvend ? A mund te kryente Rama nje vetvrasje , pasi personi i dyte ne Shqiperi qe nuk do te donte qe nje ish kryetar qeverie te akuzohet per vendime e ligje kolegjale eshte vet ai
Por edhe kundeshtimi i heqjes se mandatit nuk ishte nje opsion per Ramen . Pasi nese do te kundeshtonte gjithe narativa “te leme drejtesine te bej punen e vet” do te binte . E bashke me perpjekja “gjigande” e maxhorances per drejtesine do te dukej nje gjedhe vjeshte e shkelur me kembe publikisht , se pari ne sy te partnereve nderkombetare .
Pra ky “gabim i rende procedurial” i ka siguruar Rames mundesine te mos vrase veten edhe te mos shkele qendrimet parimore pro drejtesise ku po sakrifikon gjithe bashkepuntoret .
Ky spektakel procedurial i kthyer ne kauze politike per opoziten , ku avokatet i nderrmarin hapat me deklarata ne TV , por nuk i ndermarrin ato zyrtarisht ne gjykate, eshte e vetmja mundesi qe rithemelimi te bej” luften ” e cila eshte paracaktuar te perfundoje me nje shije fitore per rithemelimin.
Ne u kenaqem , demokracia fitoi “Show must go on !
Edhe pas disa vitesh do jemi prap ne udhekryq , do vazhdojme te ankohemi “pse nderkombetaret mbeshtesin kryeministrin e radhes , qe padyshim do te jete inkorrupruar”