Home Gjeo-Ekonomia Integrimi në BE, deputeti gjerman: Nëse këtu rrinë vetëm pensionistët dhe klasa...

Integrimi në BE, deputeti gjerman: Nëse këtu rrinë vetëm pensionistët dhe klasa politike, fundi jo i lumtur

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU ka deklaruar se Shqipëria duhet që të plotësojë të 15 kushtet që i ka vendosur blloku për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për mediat, Krichbaum ka deklaruar se të rinjtë e vendit duhet që të mbajnë në fokus shqetësimet që kanë. Por ai ka theksuar se nëse në Shqipëri mbeten vetëm pensionistët dhe klasa politike, atëherë në vend nuk do të ketë një fund të lumtur.

“Detyra ime është se ne shoqërojmë si CDU/CSU vendin tuaj drejt integrimit të BE. Kam pritshmëri që të rinjtë e këtij vendi, do t’i këshilloja çdokujt që të mbajë në fokus shqetësimet e vendit. Kjo duket se nuk është e qartë. Brezi i ri, që është privilegji i tyre, është i paduruar. Shumë prej tyre e kanë humbur durimin, dhe janë larguar nga vendi. Nëse në këtë vend mbesim pensionistët apo klasa politike nuk do të ishte fund i lumtur për këtë vend. Problemet e vërteta qëndrojnë në pyetjen që kanë njerëzit. A do të kenë mjaftueshëm të ardhura, këto janë çështje që shqetësojnë njerëzit. Nëse shoh krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë çështje që i kemi trajtuar. Janë çështje që nuk gjejnë shëmbëllimin e duhur te politika”, tha deputeti gjerman.

360grade.al

Share: