Home KRYESORE Kryemadhi përgjigjet nëse ka fletëthirrje për të dhe Metën në SPAK

Kryemadhi përgjigjet nëse ka fletëthirrje për të dhe Metën në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk i ka ardhur mirë nga skena e dhunës që ka patur në parlament, por sipas saj, demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë.

Kryemadhi ka ironizuar dhe lajmet kundra saj dhe Ilir Metës, teksa tha se “biznesi më fitimprurës në Shqipëri, tashmë nuk është më ndërtimi, por fake news”.

Ajo tha se ka patur shumë fletëthirrje nga SPAK për inceneratorët, por është në pritje të shkojë sërish.

“Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”-tha Kryemadhi.

E pyetur për dhunën në Kuvend, Kryemadhi është shprehur se “druri ka dalë na xheneti”, duke deklaruar se këtë shprehje e përdor Edi Rama. /Tpz.al

Share: