Jeta e përhershme
Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Deshira për te jetuar gjithmonë, për te mos vdekur asnjehere, është shumë e lashtë dhe deri tani i ka munguar fizibilitetit të njerëzimit.
Duke u bazuar në zhvillimin shumë të shpejt të shkencës dhe teknologjisë, të dhënave futuristike, vlerësimit dhe njohurive të mia multishkencore, pavdekshmëria është një e ardhme pothuajse e sigurt dhe jo shumë e larget.
Ketu shtrohet pyetja se ne cilën formë apo ne cilat forma shkencore është i mundur ky proces biologjiko-teknologjik:
- Në formën biologjike me regjenerimin e qelizave
- Më regjenerimin dhe reparimin e qelizave trupore me Nanoteknologji
- Me zhvillimin e inteligjencës jo-biologjike
- Me implantimin e një “gjeni të pavdekësisë”.
- Klonimi si pjespërbërese, trup i dirigjuar nga truri artificial
- Truri kibernetik, këtu trupi mund të vdesë, por shpirti, mendja mund të ngarkohet në një hard disk dhe të mbetet i përjetshëm.
Shkenctarët të cilët merren vite të tëra vetëm me shkenca super inteligjente, si ato futuristike, teknologjike, kibernetike, biologjike, jan të mendimit se jeta e përhershme mund të arrihet ne vitin 2029, te tjeret mendojn se pavdekshmëria arrihet në vitin 2040 dhe se fundi te sigurtit jan te bindur se në vitin 2045 njerëzit mund të jetojn gjithmon.
Prandaj dëshira për t’u bërë i pavdekshëm i detyron shkenctarët e shumë lamive të punojn më të madhe në këtë drejtim.
Jeta e përjetshme ka qenë dhe është një mendim i dëshiruar i specieve tona që nga kohra të lashta. Ku nuk ka më mplakje, nuk ka më të sëmuret, dhe njerëzit mund të jetojnë gjithmonë. Kjo që tingëllon më shumë se joreale, nuk duket aq e largët. Natyra tashmë ka prodhuar krijesa që mund të anashkalojnë ose ngadalësojnë procesin e plakjes.
Ekziston një specie e kafshëve të pavdekshme (Turritopsis dohrnii) që kanë potencialin të qëndrojnë të gjalla biologjikisht përgjithmonë. Kafsha e vogël është vetëm katër deri në pesë milimetra e gjatë dhe mund përmbysin ciklin e tyre jetësor dhe rinovohen. Riprodhimi i tyre është i madh dhe ne e quajmë këtë ngjallesë, pushtim.
Pastaj Kandili i detit (Turritopsis nutricula) nuk vdes asnjëherë. Kjo kafshë jeton në Mesdhe dhe është e pavdekshme për sa kohë që nuk e ngrëjn armiqët e saj. Kjo qenje e gjallë është vërejtur nga biologu detar “Ferdinand Boero” në Universitetin Italian të Leçes. Ky Kandil deti i vogël i lirë del nga sythat e polipit dhe rriten. Në procesin kur tentakulat e tyre mplakën, këto tërhiqen dhe vendosen qelizat tjera të cilat rinovohen dhe kthehen në polipe. E njëjta qenie e gjallë është pra tani e re, e cila mplaket dhe regjenerohet sërish. Nuk vdes asnjëherë.
Miu nishan lakuriq p.sh. është një brejtës që plaket shumë ngadalë. Përveç kësaj, kjo kafshë është imune ndaj rënies së lidhur me moshën, e cila përfshin gjithashtu sëmundje të shumta si kanceri, osteoporoza ose problemet e zemrës. Me sa duket, ADN-ja e miut të nishanit të zhveshur është jashtëzakonisht e lehtë për t’u riparuar dhe proteinat speciale mund të luajnë një rol vendimtar në këtë proces.
Një model tjetër për hulumtimin e plakjes është axolotl, një amfib nga Meksika, gjymtyrët dhe pjesët e palcës kurrizore të të cilit rriten plotësisht duke përfshirë nervat, muskujt dhe kockat.
Shkencëtarët tjerë janë në vazhimësi duke u përpjekur të zbulojnë faktorin e procesit të plakjes dhe të gjejnë një mënyrë për ta ndaluar atë. Biologu i njohur Martin Denzel është një nga këta studiues. Ai studion në procesin hetësor me krimbat e rrumbullakët, të cilët modifikohen gjenetikisht.
Egzistojn mutantë për të cilët gjatë gjithë jetës së tyre koha kalon shumë ngadalë. Ata zhvillohen më ngadalë se qeniet e tjera. Këtyre ju nevojitet më shumë kohë për të hedhur vezët e tyre për t’u riprodhuar. Këto ngjallesa janë thjesht më të fortë. Dhe gjëja më e mirë për këtë është se këtu kemi një ndarje biologjike dhe koha është kronologjike.
Francezja Jeanne Calment konsiderohet si personi më i vjetër deri më sot. Ajo jetoi nga viti 1875 deri në vitin 1997 dhe për këtë arsye ishte një 122-vjeçare krenare. Në përgjithësi sipas zyrës statistikore në Gjermani, jetëgjatësia është rritur ndjeshëm në shekullin e kaluar dhe është mesatarisht 84 vjet për gratë në botën perëndimore dhe 79 vjet për burrat. Por jeta e përjetshme është edhe në shekullin 21, e diskuatuar dhe binderisht pothuajse e mundur.
Procesi i plakjes varet nga shumë faktorë që punojnë reciprokisht së bashku. Megjithatë, biologjikisht nuk është aq e lehtë të ngadalësosh apo edhe të ndalohet plotësisht procesi i plakjes.
Plakja varet nga faktorë të shumtë, si mitokondria, telomeret mbrojtëse dhe ndërveprimi kompleks në marrjen e lëndëve ushqyese në qelizë. Edhe Univerziteti i Heidelbergut sikur ne Geriatrie edhe ne studimet tjera shkencore është e intersuar shumë në zbulime te pavdekshmerisë.
Tashmë ka përbërës aktivë në kërkime që mund të kenë një efekt të dobishëm në procesin e plakjes molekulare. Kjo përfshin metforminën, e cila përdoret për trajtimin e diabetit. Përfitimi i mundshëm i përdorimit të këtij produkti për këtë tregues aktualisht hetohet mëtutje në një studim të madh në SHBA, rezultati dhe studime e së cilës, nuk kan përfunduar ende.
Kur bëhet fjalë për jetën e përjetshme këtu mundgon edhe optimismi dhe konstalacioni etik, fetar, biologjik dhe të tjerë. Kërkimet e shumta me reputacion të lartë, janë permanent të interesuar për të zgjatur jetën e shëndetshme. Qëllimi është krijimi i një shoqëri me jetëgjatësi të lartë, por me nevojë të ulët për kujdesin dhe shpenzimet e jetesës.
Kryefuturisti i Google, Ray Kurzweil i cili është një shkencëtar i njohur i inteligjencës artificiale dhe punonjës i lartë shkencor, beson se nga viti 2029 ne mund të jetojmë përgjithmonë.
Kërkimi për jetën e përjetshme e ka pushtuar njerëzimin për një kohë të gjatë – tani thuhet se realizimi i kësaj ëndrre, është pothuajse i arritshëm. Sipas kryefuturistit legjendar të Google, pra Ray Kurzweil, njerëzit mund të arrijnë jetën e përjetshme që në vitin 2029.
Ekspertët e quajnë atë një “singularitet” kur njerëzit mund të jetojnë përgjithmonë dhe këtë falë teknologjisë së sotme.
Kurzweil, si përfaqësusesi i futurologjisë i cili vendosi pikënisjen aktuale të singularitetit në vitin 2045: u shpreh oficiel, duke thënë se “Në atë vit, inteligjenca jo-biologjikisht e krijuar duhet të arrijë një nivel që është një miliard herë më i madh se inteligjenca totale njerëzore sot,”.
Por faza e jetës së përjetshme mund të fillojë më herët, thotë ai: “Unë vlerësoj se nga viti 2029 e tutje, përparimet mjekësore dhe teknologjike mund të zgjasin jetëgjatësinë mesatare me një vit çdo vit jete”.
Për të arritur këtë vizion duhet të bëhet një përparim që është i vështirë të imagjinohet për momentin. Kurzweil i referohet mëtutje nano-makinave(robotëve) që mund të kontrollojnë sistemin imunitar në trupin e njeriut, të luftojnë sëmundjet ose të riparojnë qelizat dhe dëmtime të tilla si enët e gjakut të ngushtuara, proceset patologjike, kanceroze. Ai gjithashtu në kokën e tij supër inteligjente e lidhë trurin tonë me mundësin e zëvendësimit me trupin e ri dhe mbartjen e trurit në të.
Teknologjia mund të shkaktojë një fazë të re evolucionare, sipas futurologut, edhe hakerimi në trupin e njeriut është i mundur.
Kurzweil beson se “Ne mund ta përdorim hakerimin e qelizave për të zhvilluar forma të reja komunikimi,” Ai tregon se ne do të jemi më humor, më terheqës, më empatik dhe gjithashtu më të dashur!”
Një zgjidhje për këtë kufizim fizik do të ishte ndarja nga trupi dhe transferimi i vetëdijes së dikujt në një medium tjetër. Futuristi Ray Kurzëeil, për shembull, beson pra se deri në vitin 2045 ne do të jemi në gjendje ta transferojmë trurin tonë në kompjuter dhe të vazhdojmë të jetojmë si makina.
Ngjashëm me këtë vizion, miliarderi rus i internetit Dmitry Itskovein është i bindur se një teknologji e tillë do t’u japë njerëzve pavdekësi. Ai vetë dëshiron të transferojë vetëdijen e tij në një kompjuter dhe një trup robotik.
Një numër përkrahës të tjerë të shquar të projektit të pavdekësisë, ku përfshihet edhe bashkëthemeluesi i Google Sergey Brin, por edhe gjigantët e teknologjisë si shefi i Amazon Jeff Bezos dhe investitori Peter Thiel, kontribojn me të madhe në këtë drejtim. Këta të fundit, për shembull, financojnë kompaninë fillestare Unity Biotechnology, e cila zhvillon ilaçe për të luftuar qelizat e plakjes.
Këto metoda shkencore në vijim mund të na sjellin pavdekësi.
Në terma thjesht biologjikë, pavdekësia do të thotë që një organizëm nuk ndikohet më nga plakja qelizore. Studiuesit tashmë kanë arritur suksese fillestare vetëm në këtë fushë. Por lloje të tjera të jetës së përjetshme janë gjithashtu të imagjinueshme.
Në Universitetin Stanford, studiuesit kanë mundur të çaktivizojnë “ndërprerësin e gjeneve” që konsiderohet përgjegjës për plakjen, siç raportohet nga Spiegel Online. Së pari, megjithatë, në krimbat. Shkencëtarë të tjerë punojnë vazhdimisht në zbulimin e tabletave kundër plakjes për të zgjatur artificialisht jetën.
Përveç kësaj, studiuesit duan të ringjallin kafshët, domethënë të krijojnë pavdekësi përmes rigjenerimit.
Ekzistojnë gjithashtu strategji konkrete me të cilat mund të arrihet pavdekësia që në vitin 2040. Për shembull, instituti i mendimit The Millennium Project rreth inxhinierit, ekonomistit, futuristit dhe transhumanistit spanjoll Jenosé Cordeiro, i kushtohet kësaj çështjeje kryesisht.
Deshifrimi dhe modifikimi i gjeneve. Duke thyer misteret e gjeneve, shkencëtarët mund të gjejnë dhe implantojnë një “gjen të pavdekësisë”.
Klonimi, Klonimi është një degë e studimeve të pavdekësisë dhe më e zhvilluara. Vetëm në fillim të shkurtit 2023 thuhej se shkencëtarët kinezë kishin klonuar “super lopë” që prodhonin dy herë më shumë qumësht se një lopë mesatare në Gjermani. Pra, delja e famshme Dolly, gjitari i parë i klonuar në botë (1996), ishte vetëm fillimi.
Kriogjenikë, më shumë shkenca e mirëmbajtjes së organizmit, ajo mund t’i ndihmojë njerëzit të “bien në gjumë kriogjenik” derisa të gjendet kura për sëmundjen e tyre.
Riparimet e qelizave, Nanoteknologjia gjithashtu po evoluon, kështu që është e mundur që të gjitha ndryshimet dhe trajtimet tona trupore të kryhen së shpejti nga nanorobotët. Këtu madje mund të zëvendësohen qelizat që vdesin me ato më të reja ose të shërohen ato plotësisht.
Truri kibernetik: Trupi mund të vdesë, por shpirti mund të ngarkohet në një hard disk dhe të mbetet i përjetshëm.
Në këtë proces të zhvillimit imangjinar mund të shtoj vlerësimin dhe kuptimin singular të etapave dhe mundësive teknologjike në shkallë avancuese.
Në vitin 1990 unë personalisht kam poseduar një telefon i cili peshonte me bazën e tij mbi 3 kilogram dhe ishte mobil. Une mund vetëm të telefonoja me të. Kurse tani teknologjia na mundëson të telefonojm në cdo vend të botës dhe atë me video dhe fotografi me një celular që peshon vetëm 200 apo 300 gram. Ky trend teknologjik është në zhvillim e sipër dhe përdoret edhe në drejtime të tjera shkencore.
Kurse në “Qendrën e Diabetit Joslin” në Konektikat, ku gjenet e receptorëve të insulinës studiohen dhe këto arriten të fikën në kafshët e testuara në laborator ku kafshët mund të hanin sa të donin pa shtuar peshë ose pa zhvilluar diabet. Sipas këtij studimi duke “hakuar” trupin e njeriut, gjenet e padobishme mund të çaktivizohen dhe jetëgjatësia e njeriut të zgjatet ndjeshëm.
Se a do të jetë pavdekësia e mundur nga viti 2040, Studiuesit tjerë punojnë në metoda tjera.
Jeta e përjetshme nuk ka të bëjë vetëm me autorët e fantashkencës. Edhe shkenca siq është cekur më lartë, tanime me të madhe është e interesuar dhe po ndjek plane të ndryshme.
Shumë gjëra nuk duken të pamundura për kërkime, edhe nëse ato mund ta kenë origjinën në fantashkencë. Pavdekësia është gjithashtu pjesë e saj dhe prej kohësh ka gjetur rrugën e saj në shkencën aktuale. Disa individë madje kanë vendosur ta arrijnë këtë gjendje në një të ardhme relativisht të afërt.
Teza se mund të ketë pavdekësi për njerëzit është e diskutueshme, pavarësisht kërkimeve aktive. Disa shkencëtarë dyshojnë se edhe me teknologjinë më të avancuar, trupat tanë nuk mund të mbahen gjallë për më shumë se 150 vjet, siç raporton National Geographic.
Për ti përjetuar parashikimet e tyre dhe për të arritur në vitin 2045, shume shkenctarë tani, kan ndryshuar dietën e tyre dhe gëlltisin tableta të shumta kundër plakjes.
Sipas vlerësimit tim “nëse shoqëria e bën prioritet luftën kundër shkakut numër një të vdekjes, plakjes, ka një shans 50 për qind që teknologjia përkatëse të jetë e disponueshme në vitin 2040.
Duke marrë parasysh tani përparimet mjekësore, shkenca deri më tani ka bërë mrekullira mbi natyrën dhe shkencën dhe ne jemi te mendimit se kjo do të jetë në gjendje të ndalojë ose të ndryshojë procesin e plakjes. Kështu, fitorja e njeriut mbi vdekjen edhe nuk mbetet vetem fantashkencë apo mendim i dëshiruar.