Home KRYESORE Deputetët bllokojnë parlamentin, Salianji zbulon kërkesat e opozitës

Deputetët bllokojnë parlamentin, Salianji zbulon kërkesat e opozitës

Deputeti i PD, Ervin Salinji deklaron se opozita do të vijojë të bllokojë punimet e parlamentit deri në plotësimin e kërkesave tyre.

Në emisionin “Opinion”, Salianji tha se PD kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, komisionin e reformës zgjedhore dhe të mos mbahet peng vullneti i shumicës së grupit parlamentar të PD për drejtimin e partisë.

 “Nuk ka të bëjë me asnjë ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri, me asnjë personazh. Ne kemi tre kërkesa:

1-Kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore, kemi kërkuar 8 dhe janë rrëzuar të teta.

2-Komisioni i reformës zgjedhore, i cili është bërë në mënyrë bipartizane. Grupi Parlamentar i PD propozon kush janë përfaqësuesit e vet. Ndërsa Edi Rama është mësuar ta zgjedhë. Kërkon debat të trukuar. Ne po kërkojmë këtë që na jep kushtetuta dhe ligji

3-Të mos mbajnë peng vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PD për drejtimin e partisë”, tha Salianji.

Ndërsa i pyetur nëse është kjo forma për të ardhur PD në pushtet, Salianji u përgj jo, por theksoi se nuk po kërkojnë pushtet, por respektim të Kushtetutës.

Pyetje: A mendoni se kjo formë ju sjell në pushtet?

Salianji: Nuk po kërkojmë pushtet. Mendoj se në pushtet PD nuk vjen në pushtet duke bërë këto akte, as duke qenë e ngurtësuar. Por PD duhet të hapet, të përfshirë profesionistë me kredibilitet, të japë alternativën e saj. Ne sot po kërkojmë të zbatohet kushtetuta./Opinion.al

Share: