Home KRYESORE Galdini: LDE fton PD, Opoziten dhe Partite e vogla per nje memorandum...

Galdini: LDE fton PD, Opoziten dhe Partite e vogla per nje memorandum per zgjedhje te lira e te ndershme.

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ka bere thirrje sot qe emergjence kombetare, demokratike dhe zhvillimore ne Shqiperi te konsiderohen zgjedhjet e lira, te drejta dhe te ndershme. “Kemi zhvilluar 16 procese zgjedhore ne nivel politik dhe lokal ne keto 25 vite dhe cdo proces e kemi shnderruar ne nje prapakthim demokratik.

Cdo proces eshte kthyer ne nje dosje te mbyllur nen etiketen: zgjedhje me te mira se te meparshmet. – shprehet Galdini. – Ne te vertete ajo qe ka ndodhur ka qene nje masaker dhe delinkuence e vertete elektorale. Jane asgjesuar vit pas viti zgjedhjet e jane katandisur ne votime mekanike. Ne vend qe zgjedhjet te jene njengare dhe manifestim i ideve me kreative e me novatore per zhvillimin e vendit, ne Shqiperi kemi antigare me rregulla qe mbysin idete e nxisin forcen e pushteteve, dhunes dhe forcen e parase kunder qytetareve.

Kodi Zgjedhor ka prishur me ligj barazine e votes. Ushtria e komisionereve dhe numeruesve te Partive te perfaqesuara ne to eshte si nje ushtri barbaresh qe rrenon pa meshire cdo vote e cdo kuti votimi per te ndryshuar, tjetersuar, manipuluar a vjedhur vullnetin e qytetareve. Kandidatet paguajne ryshfete e bakshishe per te siguruar pozicionimin ne listat e mbyllura te Kryetareve te Partive, e me pas shpenzojme shume marramendese financiare per fushatat zgjedhore dhe te shitblerjes se votes.

Kandidatet kur nisin fushatat zgjedhore takohen me 4 kategori njerezish. Kategoria e pare qe takojne kandidatet jane horrat, te fortet dhe cubat e lagjeve, qyteteve e fshatrave. Kategoria e dyte jane biznesmenet. Kategoria e trete jane strukturat e Partive perkatese qe i kane kandiduar. Dhe kategoria e katert dhe e fundit jane intelektualet, artistet e qytetaret. Kesisoj, ne kete menyre zgjedhjet jane vrare, ndersa votime jane bere formalitet dhe subjekt dhune e shitblerjeje.”

Me tej Kryetari i LDE Galdini vijoi: “Ndaj eshte mision paresor i cdo partie politike atdhedashese, demokracidashese dhe properendimore qe te shpetoje te ardhmen e Shqiperise duke shpetuar zgjedhjet e lira, te drejta e te ndershme. LDE i ben thirrje PD, Opozites, Partive te ndryshme te gatshme per kete kauze, si edhe Tryezes se Partive te Vogla qe te nenshkruajne nje memorandum per zgjedhje te lira, te drejta dhe te ndershme.

Akti madhor i rithemelimit te demokracise dhe lirise ne Shqiperi, jane pa asnje medyshje zgjedhjet e lira dhe te ndershme. LDE eshte e gatshme te bashkepunoje e nenshkruaje memorandum bashkepunimi per zgjedhje te lira, te drejta e te ndershme, me ato Parti te pergjegjshme qe e kane lirine dhe ndershmerine e zgjedhjes dhe shprehjes se vullnetit te shqiptareve, si mision te shenjte dhe te panegociueshem.”

Share: