Home Gjeo-Ekonomia Për të dytin vit radhazi, “Forbes” shpall gruan më të fuqishme në...

Për të dytin vit radhazi, “Forbes” shpall gruan më të fuqishme në botë

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi nga revista “Forbes”.

Politikania e njohur gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, kryesoi përsëri listën duke u renditur para Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.

Ndërsa në vendin e pestë u rendit kantautorja amerikane, Taylor Swift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, duke thyer edhe rekord.Këngëtarja 33-vjeçare u siguroi SHBA-ve deri në 5 miliardë dollarë.Swift, e cila u ngjit në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce, e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna ishte e 76-ta. Ish-prezantuesja e talk show-t, tashmë pronare e medias, Oprah Winfrey, u klasifikua në vendin e 31-të.

360grade.al

Share: