Nga Irena Beqiraj
Nje lajm i keq vjen sot nga renditja në testin PISA ! Edhe pse jemi një nga vendet që kemi 30 vjet që endemi nga reforma në reformë , nga strategjia në strategji ,që se fundmi duam te jemi të parët në dixhitalizim edhe inteligjencë artificiale, që nuk jemi kursyer të kemi satelitët tanë në hapsirë, rezultati i testit PISA për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim.
Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematikë në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.
Ndërkohë që , kryeinspektori i punimeve të ndërtimit z. Edi Rama i cili është edhe Kryeministër, nga Shkodra ka venë dorë në plagën e lëngimit tonë zhvillimor :
Ai tha : ” Duhet patjetër të bëhet edhe një unifikim i dyqaneve ne Shkoder. Duhet një projekt i unifikuar, siç është bërë në Korçë e Gjirokastër” Për ironi të fatit merrej me pllakat e pedonales edhe dyqanet e qytetit që nxorri ministrin e parë të arsimit Luigj Gurakuqin.
Edhe thoni pastaj që nuk i rri fiks kënga që Hyria i këndoi “të vetmit të derës” Nuredin Xhakës :
“Të keqen Nuredin Xhaka
Vdektë Hyria të lëntë prapa!
Na veshe me rroba mbreti
Nga mendja na le kaposha deti”!