Home KRYESORE Gjokutaj mes mbështetësve poshtë pallati të kryedemokratit: Doktor Berisha së shpejti do...

Gjokutaj mes mbështetësve poshtë pallati të kryedemokratit: Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh

Mes demokratëve të mbledhur poshtë pallatit të liderit të PD-së, Sali Berishës ishte edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjatë fjalës së tij ai tha se shumë shpejt, Berisha do jetë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.

‘Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh’, tha Gjokutaj.
Prej ditësh mbështetësit e ish-kryeministrit janë zhvendosur çdo pasdite në Rrugën Mustafa Matohiti, kundër vendimit të GJKKO-së që ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në arrest në shtëpi.

360grade.al

Share: