Home Gjeo-Ekonomia U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm/ 25 vite nga Masakra e...

U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm/ 25 vite nga Masakra e Reçakut, Osmani mban homazhe

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

24 vite nga masakra e Reçakut, ushtria serbe la të vdekur 45 shqiptarë, të rritur e të vegjël

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç. Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

Walker: Ata që e mohojnë Masakrën e Reçakut janë të përfshirë në të - Klan Kosova
Kosova përkujton masakrën e Reçakut | Albanian Post

Ndërkohë që në orët e hershme të ditës së sotme familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak, në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime te varrezat e të rënëve në Masakrën e Reçakut, nga ku është shprehur se drejtësia i jep kuptim paqes e lirisë. Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker ishte bërë zëri i viktimave të Kosovës.

Kosova në zi, përkujtohet 24 vjetori i Masakrës së Reçakut - Gazeta10
Dështimi i madh: 24 vjet padrejtësi për Masakrën e Reçakut - NACIONALE

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm/ 25 vite nga Masakra e

Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, përveçse e mohon masakrën, po arreston dhe torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

Ndërkohë gjatë ditës tek varrezat në Reçak do të bëjnë homazhe edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, krerë të partive opozitare e aktorë tjerë politikë. Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, të njëjtit do të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila organizohet për çdo përvjetor.

Kosovë, shënohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut
Share: