Home Gjeo-Ekonomia Nje grup turistesh shqiptare vizitojne Kinen. Mbresa dhe emocione.

Nje grup turistesh shqiptare vizitojne Kinen. Mbresa dhe emocione.

Kina, ky vend qe jeton ne 30 vitet qe do te vijne 
Nje itinerar mbreslenes. Turistet :”do te kthehemi serish: 

Reportazh nga Rezear Xhaxhiu

Per gjithsecilin prej tyre vizita ne Kine ishte hera e pare.Ndaj dhe deshira,kurioziteti,dhe interesimi ishin ato qe do ti shoqeronin sapo vune kemben ne avionin qe u nis nga Rinasi ne ate te merkure te 26 nentorit.36 turiste shqiptare do te zhvillonin nje vizite turistike ne vendin e madh,per te cilin kishin degjuar,lexuar apo pare filma dhe dokumentare.

Agjencia turistike ATHS,lider ne tregun turistik shqiptar, organizonte per te disaten here ture turistesh shqiptare ne Kine.E  kishte bere ne 2016,2017 dhe ne 2018.Por grupi i nentorit ishte i pari qe pas hapjes se Kines per turizem ne periudhen e post-pandemise. Besnik Vathi, president i agjencise me thote se ka nje interes ne rritje per te vizituar Kinen. Aresyet ai i gjen tek lidhjet e dikurshme qe kane ekzistuar mes dy popujve e vendeve tona,tek nje lloj kurioziteti qe shqiptaret kane per nje vend te madh me histori, kulture, zhvillim e kulinari. E pyes nese Agjencia qe ai drejton ka planifikuar ture te tjera ne Kine. Vathi shprehet optimist per vijueshmerine e kesaj linje.”Turi i radhes do te jete ne muajin mars”,-me thote ai,-“ dhe kerkesat per te vizituar Kinen sa vijne e rriten” 

Ndalesa e pare e grupit do te ishte qyteti Shenzenit.
Me te 13 milione banoret e tij Shenzeni konsiderohet si ekonomia e trete me e zhvilluar e Kines. Qyteti mori hov dhe zhvillim ne vitet ‘80 te shekullit te kaluar duke u kthyer ne nje njyje lidhese mes Hong Kongut e Kines. Aktualisht ai konsiderohet si qendra me e rendesishme elektronike e vendit ose sic e quajne ndryshe “Silicon Valley” kinez. ”Shenzeni ishte nje qytet i stermadh qe na goditi me ndertesat e larta dhe bulevardet e gjera”- me tregon Dhurata Qendro. E sapo dale ne pension, Dhurata e kishte per here te pare Kinen dhe fliste me entuziazem per pastertine e qytetit, per rregullin dhe kulturen e kinezeve ne respektimin e trafikut, te dimensioneve  te metrove,te autobuzeve moderne apo te dyqaneve pa fund.” E megjithate -shton ajo- nje dite qendrimi ne qytetin e stermadh ishte fare pak kohe…” 

Stacioni i radhes Shangai. Nje qytet me 30 milione banore. Nje megapol i cilesuar si “mbreteresha e Orientit”. Nje qytet perbindesh ku vibron nje atmosfere kozmopolite e vrullshme dhe vibrante.”Nuk mund te thuash se ke vizituar Kinen pa prekur nje here Shangin,” me thote Muharrem Mezini, nje pensionist, pjestar i grupit turistik. Dhe te dy ditet e qendrimit ne kete megaqytet i mjaftuan grupit te behej pjese e dimensioneve te Shangait, te tradites ,muzeumeve, kultures, histories dhe futurizmit te tij.

Shangai Tower, gradacielat e Pudongut,nje shetitje ne pedonalen Nanjing,apo nje clodhje ne kopshtin Juyuan ishin disa nga destinacionet qe grupi i turisteve shqiptare shijuan pergjate dy diteve te qendrimit  ne qytet.”Shangai ishte pertej,ishte nje goditje dhe nje “woow”- me thote Muharremi,-madje me impresionues se edhe vete kryeqyteti i vendit Pekini”.Por duket se nuk eshte i ketij mendimi Edera,nje tjeter anetare e grupit.Per te Pekini eshte sa antik edhe modern.”

E kishe te veshtire te dalloje se cila pjese e qytetit te godiste me shume,te impresiononte me teper”,me thote Edera sipas se ciles Pekini kishte nje mister te cilin qe ta zbuloje duhej te qendroje me jave dhe jo vetem dy tri dite.Qyteti i Ndaluar. Muri i Madh, Pallati i Veres,Parku Olimpik apo sheshi Tien An Men ishin disa nga destinacionet  ku grupi i shqiptareve ndaloi gjate qendrimit ne kryeqytetin e vendit.

”Gjithcka ne Pekin- me thote ajo -ishte nje kalim,nje udhetim sa ne lashtesi aq edhe ne modernitet.Sepse nese doje te beje nje udhetim ne kohe mjafton te eksploroje Hutong, lagjen tradicionale te Pekinit ku gjithcka te conte shekuj me pas. Por nese te kish marre malli per jeten frenetike te nates, per ndertesat dhe gradacielat moderne, per nje bote vibrante e te vrullshme mjafton te hidheshe dy hapa me larg dhe gjendeshe ne Pekinin e shekullit te 21”.

Edera ma tha se nuk do ta nderronte Pekinin me asnje qytet tjeter te Kines. Por Rexhep Kasmi nuk mendon keshtu. Sipas tij nuk mund te thuhet se Pekini eshte me i bukur se Shangai,se Suzhou eshte me terheqes se Hangzhou apo se ne Guanzhou do te gjesh atraksione me interesante se ne Nanking. Rexhepi,qe eshte edhe guida shqiptar i grupit te turisteve nxiton te shtoje se cdo qytet ne vend ka historine e tij, kulturen e tij, guzhinen si dhe nje seri vecanesish dhe karakteristikash te tjera qe e dallojne ate nga te tjeret.

”Ndoshta eshte kjo aresyeja -me thote ai,-qe cdo qytet i madh apo i vogel, i qendres apo i periferise se Kines ka bere qe ky vend te jete nje univers unikal qe ja vlen te vizitohet”. Sipas zotit Kasmi, i cili e ka per te disaten here viziten e tij ne Kine,te besh turistin ne kete vend apo udhetarin aventurier,do te thote te jetosh eksperiencen e jetes,te fotografosh e te mbash ne memorie tempuj e pagoda,monumentet dhe parqet, shtepite tradicionale dhe gradacielat tronditese.”

Te jesh udhetar ne Kine do te thote te prekesh, te jetosh dhe te behesh pjese e metropoleve gjigande te tejpopulluara ku ti prek dhe ndjen rritmin frenetik te nje shoqerie qe duket se jeton ne 30 vitet e ardhshme.Te gjitha keto i prekem nga pak kudo ku qendruam e vizituam” me thote Kasmi i cili nuk harron te falenderoj edhe guiden kineze te agjencise simoter, Valon Zhangun,pa te cilin nuk do te shijohej e te eksplorohej ajo pjese e Kines e cila mikepriti per nje jave turistet nga vendi i vogel ballkanik.

Muharremi, por edhe Dhurata, Edera apo Besmiri me shprehen se do te donin te riktheheshin edhe nje here ne Kine sepse, sic me thane u ka mbetur pa pare e shijuar Kina tjeter,ajo e brendesise se kontinentit, atje ku merr jete nje bote tjeter peizazhesh si ne perralla,atje ku habitati natyror eshte i pamate dhe ku gjallon jeta e kinezit te thjeshte i cili vrapon ne heshtje dhe me bindjen  per ta bere me te bukur e me te fuqishem atdheun e tij./CRI.CN

Share: