Home Gjeo-Ekonomia Kërkoi arrestimin e Vuçiç, policia serbe e arreston: Kërcënoi me jetë presidentin

Kërkoi arrestimin e Vuçiç, policia serbe e arreston: Kërcënoi me jetë presidentin

Policia e Serbisë ka arrestuar një person me arsyetimin se kërcënonte me jetë presidentin Aleksandër Vuçiç. Mediat në Beograd, raportojnë se ndalimi i tij erdhi me urdhër të departamentit special për krimet teknologjike në Prokurorinë e Lartë. Kërcënimi i supozuar në drejtim të Vuçiç është bërë në rrjetin social X.

Raportohet se një përdorues me emrin OS, ka shkuar një status duke thënë se “realisht një atentat do të ishte diçka e bekuar”. Këtë fjali e kishte lënë dhe si koment në një tjetër postim ku shkruhej: “I gjithë programi i opozitës duhet të përqendrohet në një pikë: arrestimi i Aleksandër Vuçiç”. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet në Serbi kryejnë arrestime me arsyetimin se ata persona kërcënojnë jetën e presidentit përmes rrjeteve sociale.

360grade.al

Share: