Home KRYESORE Berisha del nga SPAK: I gjeta të terrorizuar, opozita po ecën në...

Berisha del nga SPAK: I gjeta të terrorizuar, opozita po ecën në rrugën e duhur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ai tha se shkoi në SPAK për të shembur piramidën e mashtrimit që është ndërtuar, për të cilën tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Pasi ju deklarova se Sali berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për tu marrë në pyetje. Kjo ka qenë qëllimi më kryesor i ndryshimit të kushtetutës në vitin 2012 në të cilën PD bëri tëq mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e një deputeti. Kam ardhur të them në sy të gjitha ato që kam thënë prej dy vitesh për të denoncuar Edi Ramën si grup i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, në të cilën nuk ka asgjë të vërtët. Ju si grup in strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit në Shqipëri, kundër opozitës. Jam këtu për të shembur piramidën tuaj, për të denoncuar piramidën tuaj. Masat që vendosët kundër Sali Berishës në shkelje të Kushtetutës”, tha Berisha.

Berisha tha se iu përgjigj të gjitha pyetjeve, edhe pse nuk i cilësoi pyetje, por vetëdenigrim.

“Nuk ishin pyetje ato, ishin vetëdenigrim. Shikoni se ku i çon urdhri politik i Altin Dumanit këta prokurorë. I pyeta cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal.  I gjeta të terrorizuar, aty gjeta hijen e McGonigalit dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme”, tha Berisha.

360grade.al

Share: