Home Gjeo-Ekonomia Zbulohet varri 2500 vjeçar në Egjipt, i mbuluar me shkrime të çuditshme

Zbulohet varri 2500 vjeçar në Egjipt, i mbuluar me shkrime të çuditshme

Nuk kanë fund misteret, por edhe zbulimet e çuditshme në Egjipt! Së fundmi, arkeologët po mahniten me skicat në një varr 2500 vjeçar të vendosur jashtë Kajros.

Brenda varrit, shihen në mur vetëm skripte që kanë lidhje me gjarpërinjtë. Por e çuditshmja është se, siç shkruhet në mediat e huaja, këto shkrime gjenden në “Librin e të Vdekurve” dhe janë si një lloj magjie kundër gjarpërinjve.

Besohet se faraoni Dzehutiemhat, i cili vdiq nga osteoporoza kishte frikë të madhe ndaj këtyre zvarranikëve dhe prandaj në çdo mur të varrit të tij gjenden thënie të lashta, si një lloj gjuhë për ta mbrojtur atë.

Sipas drejtuesit të kërkimit arkeologjik çek, Miroslav Barta, nuk është gjetur asnjëherë një varr me mbishkrime të tilla.

Një sarkofag i madh prej guri, i mbuluar me mbishkrime hieroglife dhe përshkrime të perëndive përmban liturgjinë e kapitullit të 178-të të “Librit të të Vdekurve”. Kolegji Universitar i Londrës thotë se këto tekste në Egjipt janë si udhëzime për të nderuar të vdekurin dhe për ta mbrojtur varrin e tij me magji kundër së keqes. Dekorimet në arkivol kanë po ashtu imazhet e perëndeshave Eset dhe Nebtheta.

Barta u shpreh për mediat se zbulimi i këtij varri ofron një vështrim ndryshe në historinë e Egjiptit të Lashtë.

“Varret me bosht përfaqësojnë një lloj periudhe të veçantë”, theksoi ai.

Në Egjiptin e Lashtë ekzistonin këto lloj magjish që kishin si qëllim t’i jepnin të ndjerit qetësi në jetën e përtejme. E siç duket Dzehutiemhat paska pasur fobi gjarpërinjtë!

360grade.al

Share: