Home KRYESORE Ambasadorja kineze Pang Chunxue takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Ambasadorja kineze Pang Chunxue takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Të enjten, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku të dy palët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet kino-shqiptare dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ambasadorja Pang Chunxue tha se midis Kinës e Shqipërisë ekziston një miqësi tradicionale e thellë dhe se vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur prirjen e një zhvillimi të mirë. Kina e konsideron gjithmonë Shqipërinë si partnere të rëndësishme në bashkëpunimin me Evropën Qendrore e Lindore. Këtë vit, me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Kina është gati t’i forcojë raportet me Shqipërinë nën mekanizmin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe nismës “Një brez, një rrugë” për t’i dhënë më tepër shtysë marrëdhënieve Kinë-Shqipëri dhe nxitur arritje më të mëdha.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Kina është një vend me ndikim të madh ndërkombëtar, duke pasur suksese të mrekullueshme në zhvillimin e saj ekonomiko-shoqëror. Shqipëria dëshiron t’i forcojë kontaktet me palën kineze për të zgjeruar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomiko-tregtare, të investimeve, turizmit etj. (Fani)/CRI.CN

Share: